Në Kodrën e Diellit më ftohtë dhe më shumë borë
- Më ftohtë këtë mëngjes është në Kodrën e Diellit -4 gradë, ndërsa aty ka edhe sipërfaqe më të lartë të borës prej 43 centimetra, kumton DPHM-ja.
- Post By Fami Bajrami
- 09:33, 12 dhjetor, 2024
Shkup, 12 dhjetor 2024 (MIA) - Më ftohtë këtë mëngjes është në Kodrën e Diellit -4 gradë, ndërsa aty ka edhe sipërfaqe më të lartë të borës prej 43 centimetra, kumton DPHM-ja.
Nën zero është edhe në Berovë me -1 gradë, zero në Krushevë, një në Prilep dhe Strumicë, dy në Manastir, Demir Kapi, Shtip dhe Kavadar, tre në Ohër, katër në Gjevgjeli, Veles dhe Kumanovë, ndërsa gjashtë gradë është matur në Shkup.
Në Hanet e Mavrovës ka 29 centimetra borë, ndërsa në Krushevë gjashtë.
Paradite në disa lugina, veçanërisht në Pellagoni do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulëta. Gjatë ditës do të mbajë mot pjesërisht i vranët me periudha me diell. Përgjatë Vardarit do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperaturat maksimale do të arrijnë prej 5 deri në 14 gradë Celsius.
Në Shkup paradite do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së dobët, ndërsa gjatë ditës mot i ndryshueshëm i vranët me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 10 gradë. rq/
Foto: MIA