Në Kodrën e Diellit katër gradë nën zeron dhe 60 centimetra borë
- Katër gradë nën zeron janë regjistruar në mëngjes në Kodrën e Diellit, ndërsa shtresa e borës është 60 centimetra, kumtuan nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
- Post By Besnik Shuki
- 08:57, 19 mars, 2026
Shkup, 19 mars 2026 (MIA) - Katër gradë nën zeron janë regjistruar në mëngjes në Kodrën e Diellit, ndërsa shtresa e borës është 60 centimetra, kumtuan nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
Një centimetër borë ka në Krushevë.
Temperatura nën zero u regjistrua edhe në Lazaropole, Hanet e Mavrovës dhe Krushevë.
Më së ngrohti, me tetë gradë Celsius, është në Shtip, Veles, Shkup-Petrovec, Strumicë, Kavadar dhe në Gjevgjeli.
Sinoptikët paralajmëruan mot me vranësira të ndryshueshme për sot, në pjesët perëndimore me të reshura të kohëpaskohshme të dobëta të shiut, ndërsa në male dhe në disa nga vendet më të larta, të borës. Do të fryjë erë mesatare, kohëpaskohe e fuqishme nga drejtimi verilindor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 8 deri 15 gradë Celsius.
Në Shkup pritet mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura maksimale do të arrijë deri 13 gradë Celsius. bsh/
Foto: Printskrin/DPHM