• e diel, 24 nëntor 2024

Në Kodër të Diellit temperatura më e ulët dhe më shumë shi

Në Kodër të Diellit temperatura më e ulët dhe më shumë shi

 Shkup, 10 shtator 2024 (MIA) - Në Kodër të Diellit mëngjesin e sotëm janë matur 10 gradë Celsius, ndërsa në 24 orët e fundit deri në orën 8 kanë rënë 59 litra për metër katror.

 Në Lazaropole dhe Hanet e Mavrovës janë matur 11 gradë,  14 në Ohër, Dibër dhe Krushevë, 16 në Pretor dhe Kriva Pallankë, 17 Shkup-Zajçev Rid,  Manastir, Tetovë, Prilep, Vinicë dhe Kumanovë, 18 Strumicë, Shtip, Veles dhe Kavadar, 19 Shkup-Petrovec, Demir Kapi dhe Gjevgjel

 Siç informojnë nga DPHM-ja deri në orën 8 në Hanet e Mavrovës dhe Lazaropole  kanë rënë 40 litra për metër katrorë,  36 në Tetovë, 35 në Dibër, 31 në Pretor, 23 në Ohër, 17 në Shkup-Zajçev Rid, Krushevë, 10 në Shkup-Petrovec, 9 në Prilep, 8 Kumanovë, 7 Veles, Topolçan, 6 Manastir, 3 Kavadar, 2 Kriva Pallankë, Demir Kapi, Shtip, Vinicë, Pozhar, 1 Strumicë, Gjevgjeli.

 Gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm është me vranësira me reshje shiu. Fryn erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm.

Moti sot do të jetë me vranësira dhe i freskët, me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshme dhe bubullima. Lokalisht reshjet do të jenë më intensive (mbi 30 l/m2) të ndjekura me bubullima. Temperatura maksimale do të arrijë nga 19 deri në 24 gradë.

 Në Shkup do të mbajë mot me vranësira dhe i freskët me reshje shiu. Në pjesë të luginës do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme (mbi 20 l/m2) dhe bubullima. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 22 gradë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR