• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Klinikën për TOARMIQU për herë të parë është kryer operacioni në gju me ndihmën e robotit

Në Klinikën për TOARMIQU për herë të parë është kryer operacioni në gju me ndihmën e robotit

Shkup, 1 qershor 2023 (MIA) - Në Klinikën universitare për traumatologji, sëmundje ortopedike, anestezion, reanimacion, mjekim intensiv dhe qendër urgjente (TOARMIQU) për herë të parë në shëndetësinë publike në vend, me asistimin e robotit është kryer me sukses operacioni në gju.

Bëhet fjalë për intervenim ndaj një gruaje 70-vjeçare, të kryer nga ana e kirurgëve nga TOARMIQU dhe kirurgëve nga klinika në Larisa të Greqisë, me asistimin e robotit të huazuar.

Drejtori i TOARMIQU, dr. Aleksandar Trajanovski informoi se operacioni ka zgjatur rreth një orë.

"Po shkruajmë hiatorinë në Klinikën për sëmundje ortopedike. Është bërë operacioni i parë me asistimin e robotit, që nuk është punë e vogël për një shtet të vogël si i yni, të jemi krah për krah me të gjitha klinikat botërore dhe standardet evropiane dhe botërore. Në Klinikë edhe më tej do të vazhdojmë me implantimin e protezave totale. Tani kjo është procedurë e re e cila mundëson përmes asistimit të robotit të minimizohet çfarëdo lloj mundësie për komunikim, në kuptimin se kirurgu deri më tani ka bërë gjithçka vetë. Roboti është asistues i kirurgut, por megjithatë pjesë mbajtëse është krirugu. me rëndësi të madhe është sepse i ndjekim të gjitha standardet botëorre dhe kontribuon që përqindja për gabim të jetë shumë më e vogël", deklaroi drejtori i Klinikës.

Ai shtoi se Klinika ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Spitalin klinik në larisa dhe shprehi falënderim për mbështetjen nga Ministria e Shëndetësisë, e cila, siç tha, krijon kushte që ekspertë nga jashtë të vijnë dhe të kryejnë trajnime.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti theksoi se Ministria në të ardhmen do të angazhohet për furnizim të një roboti të këtillë, por se megjithatë duhet të merret parasysh edhe buxheti.

"Si ministër dëshiroj ta cekë angazhimin tim për afrim sa mëtë shpejtë të agjendës reformuese, nërsa në të njejtën kohë duke kërkuar mundësi për inicim të ndryshimeve të cilat do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë ndaj pacientëve, familjeve të tyre dhe punonjësve shë[ndetësorë", theksoi ministri.

Mjekët nga Greqia vlerësuan se robotika ëshë e ardhmja dhe se ky është hap i madh për shtetin tonë.

Lidhur me pritjen për termin për intervenim, drejtori i Klinikës për sëmundje ortopedike tha se ka numër të madh të pacientëve të cilët presin z[vendësim të gjurit apo kërdhokullit, por se përpiqen maksimalisht t'u përgjigjen kërkesave të tyre, aq sa lejojnë kushtet.

Duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve për mosfunksionimin e asjensorëve në disa klinika, ministri Mexhiti tha se do të inicojë të mos ketë shërbim të përbashkët e cila do t'i mirëmbajë ashensorët.

Mexhiti shtoi edhe se ka pasur moskuptime në opinion për gjoja kthimin në punë të specialistëve dhe profesorëve të pensionuar, duke sqaruar se bëhet fjalë për ruajtje të punës për ata mjekë të cilëve ligjërisht mund t'u shtyhet pensionimi, përkatësisht për ata prej 64 deri 67 vjeç.

"Nuk do të shkojnë të gjithë në pako, por vetëm ata për të cilët me të vërtetë mendojmë se do të ketë nevojë ta japin kontributin me përvojën e tyre shumëvjeçare", sqaroi Mexhiti. ab/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR