• e enjte, 28 nëntor 2024

Në Klinikën për mjekësi fizikale dhe rehabilitim lëshohet në përdorim aparati për rehabilitim robotik

Në Klinikën për mjekësi fizikale dhe rehabilitim lëshohet në përdorim aparati për rehabilitim robotik

Shkup, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Në Klinikën Universitare për mjekësi fizikale dhe rehabilitim në Kozle lëshohet në përdorim aparati më bashkëkohor për rehabilitim robotik - Lokomat në vlerë prej 57.983.430,00 denarë.

Bëhet fjalë për një aparat i cili e përkrah lëvizjen, i drejton këmbët e pacientit në bazë të modelit fiziologjik të ecjes dhe ofron mundësi për përkrahje të pjesshme të peshës.

Në ngjarje mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti i cili tha se pajisje e tillë për herë të parë furnizohet në shëndetin publik.

"Sot në Klinikën Universitare për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim në Kozle kemi përforcim të madh të pajisjeve që i furnizoi Ministria e Shëndetësisë, ndërsa për nevojat e këtij institucioni. Vazhdojmë me një tempo ende më të përforcuar në investimet në shëndetësi", deklaroi ministri.

Aparati për rehabilitim robotik është destinuar për terapi rehabilituese robotike të pacientëve me dëmtim të rëndë deri në mesatar të aftësisë së ecjes dhe lëvizshmërisë funksionale. Këto dëmtime në funksionet dhe aktivitetet trupore mund të shkaktohen nga sëmundje të ndryshme, si sëmundjet neurologjike, lëndime të trurit (për shkak të sulmit në tru ose traumë), lëndim të shtyllës kurizore dhe paralizë cerebrale.  sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR