• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Kinë është krijuar përshpejtuesi i parë për trajtimin e kancerit me terapi jonike 

Në Kinë është krijuar përshpejtuesi i parë për trajtimin e kancerit me terapi jonike 

Pekin, 7 shtator 2023 (MIA) - Një ekip studiuesish nga Instituti i Fizikës moderne në Akademinë e Shkencave kineze ka zhvilluar përshpejtuesin e parë mjekësor për të trajtuar kancerin me të ashtuquajturën terapia jonike të rëndë në këtë vend të Lindjes së largët, me të drejta të pavarura të pronësisë intelektuale dhe e vendosi atë në aplikim klinik, njoftoi Sinhua.

"Nuk e kam menduar kurrë se do të mund ta mposhtja tumorin. Pas disa dozave të trajtimit, qelizat e kancerit në trup u zhdukën, tha një pacient i shëruar që po shërohet në qytetin Lanzhu në provincën Gansu të Kinës veriperëndimore.

Krahasuar me terapinë tradicionale të rrezatimit, terapina jonike e rëndë konsiderohet më optimale sepse përfshin më pak rrezatim për qelizat e shëndetshme. Periudha e trajtimit është më e shkurtër dhe terapia mund të kontrollojë në mënyrë më efektive qelizat e kancerit.

Terapitë me rrezatim që përdorin përshpejtues të rëndë të joneve mund të "bombardojnë" objektivin me elektrone me energji të lartë për të vrarë qelizat e kancerit. Funksionimi i suksesshëm i pajisjeve mjekësore ka hapur derën për inovacion të pavarur nga kërkimi bazë fillestar deri në industrializimin dhe promovimin përfundimtar, shkruan e përditshmja eksperte "Buletini i shkencës kineze"

Në vitin 2006, Kina u bë vendi i katërt, pas Shteteve të Bashkuara, Japonisë dhe Gjermanisë, që zbatoi me sukses trajtimin klinik të joneve të rënda, kur katër pacientë me kancer morën pjesë në sprovat klinike fillestare të terapisë me jon të rëndë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR