• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Kavadar deri në orën 11 kanë votuar 18 për qind e votuesve

Në Kavadar deri në orën 11 kanë votuar 18 për qind e votuesve

 Kavadar, 24 prill 2024 (MIA)  - Në Kavadar deri në orën 11 kanë votuar 18 për qind e votuesve, informoi kryetarja e KKZ-së, Emilia Petrovska.

 Ajo paraprakisht ka bërë të ditur se qendrat e votimit janë hapur në kohë dhe po votojnë për presidentin e shtetit.

 "Pak probleme përsëri me aparatet. Por, me ndihmën e personave të TI -së, gjithçka u vendos në rregull", theksoi ajo për MIA-n, në fillim të votimit 

  Petrovska përkujtoi se për ditën e djeshme janë paraqitur për votim 110 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm në kushte shtëpie dhe 14 në Shtëpinë për Përkujdesje Jashtëfamiljare "Dr. Janeski" në fshatin Çemersko të Kavadarit.

"Sipas ligjit,  ata persona kanë votuar dje, një ditë para zgjedhjeve presidenciale sot. Në listën zgjedhore të Komunës së Kavadarit janë të regjistruar gjithsej 31.868 votues", bëri të ditur  Petrovska. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR