• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Kërçovë, Ohër dhe Strugë shkatërrohen ushqime të pasigurta, gjobitet një market, bujtinë dhe mishtore

Në Kërçovë, Ohër dhe Strugë shkatërrohen ushqime të pasigurta, gjobitet një market, bujtinë dhe mishtore

Shkup, 22 shtator 2024 (MIA) - Gjatë një kontrolli të jashtëzakonshëm në Kërçovë, Strugë dhe Ohër janë shkatërruar gjithsej 187 kilogramë ushqime të pasigurta, ndërsa është shqiptuar gjobë prej 1.400 euro.

Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) informojnë se një market në Strugë është gjobitur me 1.400 euro për furnizimin e produkteve të pasigurta në treg. Është shkatërruar ushqim në sasi prej 15 kilogramë, ndërsa gjoba është shqiptuar për mospërputhjet e konstatuara (mungesë e deklaratave, deklarime të palexueshme të produkteve, shënim të papërshtatshëm të produkteve, shitja e ushqimeve me afat të skaduar etj.).

Edhe në Strugë është gjobitur një mishtore me 500 euro gjobë në kundërvlerë denari për lëshimin në përdorim të produkteve të pasigurta në treg. Janë shkatërruar 50 kilogram ushqime me origjinë shtazore.

Në Ohër me 500 euro është gjobitur një bujtinë, ku shërbimet inspektuese të AUV-së gjatë një kontrolli të jashtëzakonshëm kanë konstatuar lëshime dhe kanë shkatërruar 15 kilogramë ushqime të pasigurta.

Nga AUV shtojnë se në gjashtëmujorin e parë të vitit janë kryer 24.335 kontrolle inspektuese, ku janë shqiptuar 2.433 masa. Janë shkatërruar 37.6 ton e 13.654 litra ushqime të pasigurta. 

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR