• e diel, 24 nëntor 2024

Në Jerusalem tubim masiv për mbështetje të reformave gjyqësore

Në Jerusalem tubim masiv për mbështetje të reformave gjyqësore

Jerusalem, 28 prill 2023 (MIA) - Dhjetëra mijëra izraelitë u mblodhën dje në Jerusalem në mbështetje të reformës kontroverse gjyqësore të qeverisë së koalicionit të ekstremit të djathtë nga ku merren shumë kompetenca të gjykatës më të lartë të vendit.

Marrë parasysh protestat e rregullta masive nga ata që kundërshtojnë reformën e paralajmëruar, shoqëria izraelite është polarizuar, me çka mbështetësit e ndryshimeve të paralajmëruara besojnë se do të rivendosin baraspeshën midis autoriteteve. Kështu që qeveria dhe mbështetësit e saj argumentojnë se janë të nevojshme ndryshime për të zbutur gjyqtarët që sillen si aktivistë që në mënyrë agresive kanë hyrë në sferat e parlamentit dhe ekzekutivit.

“Për të gjithë miqtë e mi që janë ulur këtu, shikoni sa fuqi kemi”, tha deputeti i ekstremit të djathtë dhe ministër i Financave, Bezalel Smotriç para turmës në Jerusalem. “Ata kanë mediat dhe manjatët që do të financojnë protestat, por ne kemi kombin. Do të rregullojmë atë që duhet të rregullohet”, ka thënë Smotriç.

“Kombi kërkon reformë në gjyqësor”, ka qenë përgjigja e protestuesve të tubuar, shumë prej të cilëve kanë valëvitur flamuj izraelitë.

Ministri i Drejtësisë Jariv Levin tha se dy milionë izraelitë që votuan për qeverinë aktuale votuan gjithashtu  edhe për reformat në gjyqësor dhe premtoi se do të "bëjnë një korrigjim të rëndësishëm të situatës aktuale".

Në fillim të janarit, qeveria e kryeministrit Benjamin Netanjahu paralajmëroi reformë gjyqësore që do të zvogëlonte kompetencat e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë në favor të bartësve të zgjedhur të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv dhe do të zvogëlonte ndikimin e tyre në përzgjedhjen e gjyqtarëve të ardhshëm.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR