• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Në INOFEIT shënimi i 75 vjetorit të ekzistencës së Departamentit për përpunimin e sinjaleve IEEE

Në INOFEIT shënimi i 75 vjetorit të ekzistencës së Departamentit për përpunimin e sinjaleve IEEE

Shkup, 16 qershor 2023 (MIA) - Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjive Informative njofton se sot do të prezantojë ekipin "NeuroFEEIT", i cili fitoi konkursin në finalet botërore të studentëve për përpunimin e sinjalit, ndërsa do të shënohet edhe 75 vjetor i ekzistencës së Departamentit për përpunim të sinjalit IEEE në FETI.

Është planifikuar fjalim nga profesor doktor Anastas Mishev - kryetar i Seksionit maqedonas të IEEE, Profesor Doktor Sofia Bogdanova, e ila do të flasë për historinë dhe zhvillimin e Departamentit të përpunimit të sinjaleve në Maqedoni, si dhe inxhinierja e diplomuar Daniela Janeva, e cila do të prezantojë ekipin fitues në konkursin IEEE ICASSP SP Cup.

"Konkursi u organizua nga Departamenti për përpunimin e sinjaleve IEEE SPS dhe Qendra për Kërkime në Neuroimazhe dhe Shkencë të të Dhënave (TReNDS)] (https://trendscenter.org/) në Institutin e Teknologjisë në Gjeorgji, SHBA. Ekipi udhëhiqej nga studentja e magjistraturës Daniella Janeva dhe në të morën pjesë studentet Stefan Krsteski, Matea Tashkovska, Ana Krstevska, Angela Meshkova, Dushan Merdzhanovski, Mario Veliçkovski dhe Marko Paloski. Mentori i ekipit ishte profesori Dr. Branisllav Gerazov, thuhet në kumtesën. ls/

Foto: FETI

 

QËNDRONI TË LIDHUR