• e diel, 06 tetor 2024

Në Greqi janë regjistruar 1.633 veprime të padëshiruara dhe 63 raste të vdekjes si pasojë e mundur nga vaksinat kundër Kovid-19

Në Greqi janë regjistruar 1.633 veprime të padëshiruara dhe 63 raste të vdekjes si pasojë e mundur nga vaksinat kundër Kovid-19

Athinë, 25 prill 2023 (MIA) - Nga mbi 4,4 milionë vaksinime të bëra kundër Kovid-19 në vitin 2022, janë regjistruar 1.633 veprime të padëshiruara të dyshuara dhe 63 raste të vdekjes të cilat ndoshta janë të lidhura me vaksinën, sipas të dhënave zyrtare nga Organizata nacionale greke për barëra, lajmëroi korrespkndentja e MIA-s nga Athina.

Nga 63 paraqitjet për raste të vdekjes si pasojë e mundshme nga vaksinat, 49 ishin vaksinuar me fajzerm 6 me Moderna, 5 me Xhonson dhe Xhonson dh3 me AstraZeneka, megjithatë, vetëm dy raste ishin vlerësuar se kanë lidhshmëri të mundur me vaksinimin.

Për 35 nga rastet ende priten të dhëna shtesë në mënyrë që të sillet konkludim, për 14 raste ka pasur të dhëna të pamjaftueshme, ndërsa 12 raste të paraqitura të vdekjes ishin vlerësuar semund të mos jenë të lidhura me vaksinimin.

Nga 1.633 paraqitjet për veprime të padëshirara të dyshimta, 1.344 janë vlerësuar si serioze, ndërsa gjashtë prej dhjetëve ishin tek gratë.

Organizata nacionale për barëra e Greqisë në raportin vjetor shkruan se të dhënat e publikuara për rezultatet për veprime (kinse) të dyshimta të padëshiruara janë raste mjekësore të cilat spontanisht janë paraqitur ose nga qytetarë ose nga ndonjë punonjës shëndetësor pas marrjes së vaksinës dhe nuk janë detyrimisht të lidhura me vaksinën apo të shkaktuara nga vaksina.

Në vitin 2022 në Greqi janë aplikuar gjithsej 4.456.117 doza të vaksinave. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR