• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në gjysmën e dytë të vitit 2022 ISHMJ shqiptoi sanksione prej 300 000 euro

Në gjysmën e dytë të vitit 2022 ISHMJ shqiptoi sanksione prej 300 000 euro

Shkup, 17 shkurt 2023 (MIA) - Me 1 043 mbikëqyrje inspektuese të realizuara, 173 më shumë se sa janë paraparë, prej të cilave 677 të rregullta, 164 të jashtëzakonshme dhe 2020 mbikëqyrje kontrolluese, janë përgatitur 21 vendime dhe 29 sanksione për kundërvajtje. Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor (ISHMJ) në gjashtë muajt e dytë të vitit 2022 nga sanksionet kundërvajtëse të shqiptuara ndaj personave juridikë dhe fizikë në Buxhetit shtetëror ka siguruar të ardhura prej mbi 300 000 euro.

Siç informoi në konferencën e sotme për media për prezantimin e raportit gjashtëmujor drejtori i Inspektoratit, Sreten Stojkovski, prej kur ai është njeri i parë i ISHMJ prej para 18 muajve, janë shqiptuar ose inicuar sanksione kundërvajtëse mbi persona juridikë dhe fizikë në vlerë prej rreth një milion euro. 

"Po vijojnë procedurat e zgjidhjes për kompensimet e papaguara për shfrytëzimin e ujit dhe largimin e ujërave të zeza me ndërmarrjet publike të ujësjellësit për periudhën prej vitit 2011 e deri më sot në shumë prej 40.000.000 denarë para Komisionit për Zgjidhje pranë MMJPH-së dhe Gjykatës për NP Kumanovë dhe NP Prilep, si dhe procedurat e zgjidhjes me Çimentoren Shkup, Pejper Mill - Koçan dhe mbikëqyrje inspektuese në B-instalimin SANS-AG Shtip në vendin Penush në KP1081 me kulturë Pasishtë", informoi Stojkovski.

Në kuadër të aktiviteteve të realizuara gjatë gjysmës së dytë të vitit 2022, ai veçoi pjesëmarrjen e ISHMJ në takimin vjetor në selinë e EUROPOL-it në Hagë, për përcaktimin e Planit Vjetor për Aktivitetet Operative për vitin 2023 në fushën e Krimit në Mjedis Jetësor, pjesëmarrje në punëtorinë tematike për krimin në mjedis jetësor dhe trashëgiminë kulturore në Qendrën për trajnimin policor në Idrizovë, organizuar nga MPB dhe Karabinierët italianë, aktivitete operative me MPB-në dhe inspektoriatet shtetërore në pjesëm për menaxhimin e mbeturinave me mbi 100 inspektime të jashtëzakonshme dhe dy punëtori për prezantimin e Ligjit të ri për mbikëqyrjen inspektuese në mjedis jetësor dhe detyrimet që dalin prej tij me Rajonin Jugperëndimor dhe atë të Pellagonisë dhe rajonin e Vardarit dhe atë Juglindor me praninë e përfaqësuesve të ISHMJ dhe MMJPH, dhe në bashkëpunim me BNJVL.

Ai e theksoi edhe projektin rehabilitim i deponisë së vogël me lindan në ish fabrikën OHIS në Shkup. 

"U eksportuan 960 tonë mbetje NSN-lindan dhe 80 tonë tokë me mbetje NSN-lindane. Dy lotet e para kanë përfunduar, ndërsa UNOPS ka nënshkruar kontratën me ofertuesin e vetëm të tenderit ndërkombëtar, POLIEKO. Kemi monitorim të rregullt të ajrit ambiental brenda dhe përreth deponive me NSN. Fillimi i pastrimit të lotit 3 të deponisë të vogël me NSN pritet në mars të vitit 2023", tha ai.

Stojkovski theksoi se janë bërë inspektime të rregullta në OHIS dhe Pelenicë dhe janë përpiluar dokumente si dispozita ligjore, përkatësisht planet vjetore për vitin 2023 për punën e ISHMJ, për trajnime të përgjithshme të nëpunësve administrativë, për punësim dhe për rreziqet nga korrupsioni. 

Buxheti i ISHMJ për vitin 2023, siç informoi drejtori, është 36.275.000,00 denarë prej të cilave 22.180.000,00 do të jenë për paga dhe kompensime. 

"Duhen automjete, sidomos për teren, për të cilat kemi dërguar kërkesë në Agjencinë për Pasuri të Konfiskuara. ISHMJ shpreson që pas sanimit të objekteve në Bankën Komerciale - Ura e Gurit, ato të vihen sërish në përdorim. Nevojiten reforma në sistemin e inspektimit për mjedis jetësor dhe në përgjithësi reforma në administratën publike", tha ai, duke theksuar se qëndrimi i ISHMJ-së është që të ketë një sistem të vetëm të inspektimit në mjedisin jetësor.

Ndër aktivitetet e planifikuara për vitin 2023 janë më shumë inspektime, aktivitete në sferën e parandalimit të shfrytëzimit ilegal të burimeve natyrore nga rrjedhat ujore dhe lumenjtë, si dhe pjesëmarrja në Nënkomitetin Bruksel-Shkup për mjedis jetësor, transport, energji dhe zhvillim rajonal etj. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR