• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Gjykatën Supreme është dorëzuar iniciativa për abolimin e presidentit Ivanov

Në Gjykatën Supreme është dorëzuar iniciativa për abolimin e presidentit Ivanov

Shkup, 10 tetor 2023 (MIA) - Avokati Mile Naumovski nga Shkupi ka dorëzuar iniciativë në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut me të cilën kërkon përcaktimin e qëndrimit parimor dhe mendimit parimor juridik për disa çështje lidhuir me procedurën penale, ndërmejt të cilave edhe për çështjen e amnistimeve të dhëna nga ana e ish presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov.

Në vitin 2016 Gjykata Kushtetuese i hoqi ndryshimet ligjore nga viti 2009 në të cilat u fshi neni 11, që i dha mundësi presidentit të japë abolim edhe pa zbatimin e procedurës për amnisti. Menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Ivanov solli vendim për abolimin e më shumë se 50 personave, politikanë dhe bashkëpunëtorët e tyre të afërt të dyshuar nga PSP, që solli në protesta masive. Pas reagimeve në opinion, në Kuvend u miratuan ndryshime në ligjin për amnisti, të cilat hapën hapësirë për tërheqjen e abolimeve. Ivanov pastaj njoftoi se ka marrë vendim për anulimin e vendimeve për abolimin e 22 personave, ndër të cilët ka edhe persona të cilët deri tani nuk janë drejtuar në Kabinetin e tij me kërkesë të tillë.

Gjykata ka afat prej gjashtë muajsh të debatojë lidhur me Iniciativën. Qëndrimi parimor pozitiv i gjykatës më të lartë do të nënkuptonte konfirmimin e amnistimeve që i dha ish presidenti Gjorge Ivanov. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR