• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Gjykatën penale vazhdon gjykimi për rastin "Zinxhiri"

Në Gjykatën penale vazhdon gjykimi për rastin

Shkup, 22 gusht 2024 (MIA) - Me dëshminë e ekspertit me propozim të prokurorisë në Gjykatën penale të Shkupit sot ka vazhduar gjykimi ndaj të akuzuarve tjerë në rastin “Zinxhiri” i cili ka të bëjë me evazion fiskal prej rreth 8 milionë euro.

Në këtë rast janë akuzuar mbi 30 persona fizikë dhe juridikë, shumica e të cilëve e kanë pranuar fajin dhe Gjykata Themelore Penale e Shkupit shqiptoi dënim me burg, me kusht dhe në të holla. Procedura vazhdon për 12 persona të akuzuar fizikë dhe juridikë.

Për më tepër, gjashtë të dyshuar dhe gjashtë persona juridikë përgjegjës për rastin, siç informon Prokuroria publike kanë arritur marrëveshje ku janë kthyer rreth 1.000.000 euro në buxhetin shtetëror.

Procedura hetimore ndaj 26 pronarëve dhe drejtuesve të 28 personave juridikë ka filluar më 30 tetor 2023. Ndërkohë, hetimi është zgjeruar edhe për dy persona të tjerë, ndërsa për një person ku gjatë vlerësimit të aktakuzës ka ndërruar jetë është marrë Vendim për ndërprerjen e hetimeve.

Sipas përmbajtjes së dispozitës së aktakuzës, të akuzuarit në cilësinë e pronarëve dhe menaxherëve të personave juridikë në periudhën prej 01.01.2019 deri më 31.12.2021, në llogari të personave juridikë përgjegjës nën pronësi dhe menaxhim të tyre, nuk kanë llogaritur dhe nuk kanë paguar tatim të cilët kanë qenë të detyruar ligjërisht. Në këtë mënyrë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, të dyshuarit i kanë shkaktuar dëm Buxhetit të R. Maqedonisë së Veriut në vlerë të përgjithshme prej 490.808.618,00 denarë ose 7.980.627 euro. Mjetet e përfituara me vepra penale në shumën totale prej 40.046.815 denarë i kanë lëshuar në qarkullim, i kanë marrë dhe transferuar te të njëjtët ku më pas i kanë tërhequr si para të gatshme. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR