• e premte, 27 dhjetor 2024

Në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi për rastin "Llaskarca"

Në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi për rastin

Shkup, 21 mars 2023 (MIA) - Me marrjen në pyetje të ekspertit Zekirja Zekiri në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot vazhdoi gjykimi për aksidentin e autobusit në Llaskarcë, në të cilin humbën jetën 16 persona ndërsa rreth 30 ishin lënduar.

Superekspertizën të cilën e urdhëroi Gjykata në dhjetor të vitit 2021 ishte refuzuar nga fakultetet në shtet, me sqarimin se ekspertët e tyre tashmë kanë marrë pjesë në ekspertizën e mëparshme, ose nuk janë kompetentë për të njëjtën. Pasi fakultetet refuzuan, lënda ishte dërguar në Byronë e Ekspertizës Ligjore e cila ka mundësi të formojë ekipin e ekspertëve të licencuar të cilët do të bëjnë superekspertizë. Superekspertiza mbërriti në Gjykatën Penale në dhjetor. Pastaj vijoi fillimi formal i procesit pas të cilit filloi marrja në pyetje e ekspertëve të cilët e përgatitën superkspertizën dhe kjo ende zgjat.

Të akuzuar në rastin për aksidentin në Llaskarcë, që ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019 janë Durmish Beluli, pronar i kompanisë "Durmo Turs", përgjegjësi për transport në firmë, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski, të cilët akuzohen për vepra të rënda penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion. Tre të punësuarit në stacionin për kontroll teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski, akuzohen për bashkëpjesëmarrje në veprën e njëjtë. 

Procesin gjyqësor për aksidentin që filloi në shtator të vitit 2019 e udhëheq gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori publik, Darko Jakimovski. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR