• e premte, 27 dhjetor 2024

Në Gjykatën penale vazhdoi gjykimi për "Besa Trans"-in

Në Gjykatën penale vazhdoi gjykimi për

Shkup, 15 nëntor 2023 (MIA)- Me marrjen në pyetje të dëshmitarit me propozim të mbrojtjes në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, sot vazhdoi gjykimi për rastin “Besa Trans”, kompani në të cilën në vitin 2021 në aksident humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Në seancën e sotme është marrë në pyetje ish shoferi i kompanisë.

Në këtë rast të akuzuar janë një person fizik dhe një person juridik për veprën e vazhduar penale “falsifikim dokumentesh”.

I akuzuari 41-vjeçar si drejtues i personit juridik nga Rashçe, duke shfrytëzuar të njëjtat marrëdhënie të përhershme, të njëjtat raste dhe rrethana të ngjashme, nëpërmjet drejtuesve të mjeteve që drejtonin autobusin në pronësi të kompanisë, ka kryer disa veprime dhe përdori si dokument të falsifikuar ekstraktin e licencës për kryerjen e transportit publik në komunikacionin rrugor ndërkombëtar. Një licencë e tillë për autobusin në fjalë nuk është lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ndërsa menaxheri ua ka dhënë dokumentin e përgatitur publik fals shoferëve që kanë vozitur autobusin dhe me të kanë kaluar kufirin shtetëror.

Prokurori publik kompetent gjatë procedurës ka ofruar dëshmi se në periudhën prej datës 10.01.2021 deri më 21.11.2021, autobusi ka kaluar 20 herë kufirin shtetëror në pika të ndryshme kufitare me dokument të falsifikuar, thuhet në aktakuzën e propozuar.

Gjykimin e udhëheq gjyqtari Ivica Stefanovski, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është prokurori publik Vlladimir Miloshevski. ss/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR