• e premte, 27 dhjetor 2024

Në Gjykatën Penale sot gjykim për rastin "Tenderët"

Në Gjykatën Penale sot gjykim për rastin

Shkup, 12 maj 2023 (MIA) - Gjykimi për rastin "Tenderët" do të shpallet sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup, pasi më 26 prill u mbajtën fjalët përfundimtare të mbrojtjes në të cilat mbrojtësit dhe të akuzuarit kërkuan gjykim të lirë.

Ish ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska është e akuzuara e parë në lëndën "Tenderët" në lidhje me tenderin për realizimin e aktiviteteve ndërtimore në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për Shtetësi dhe Pavarësi, si pjesë e projektit "Shkupi 2014".

Sipas akuzës, një pjesë e punimeve ndërtimore në Muze janë realizuar në interes të personit juridik "Beton" nga Shtipi. Para publikimit të shpalljes për ndarjen e marrëveshjes për furnizime publike  dhe para se të zbatohet procedura, në kundërshtim të Ligjit për furnizime publike, Kançeska Milevska përmes bisedave me drejtorin e përgjithshëm  të ndërmarrjes ndërtimore "Beton" nga Shtipi ka urdhëruar të vazhdojë me punë në Muze ku ka kryer punë ndërtimore  pas marrëveshjes së lidhur paraprake për furnizim publik.

Për veprën e njejtë janë akuzuar edhe Julijana Ugrinovska dhe Lidija Lazarova Cvetkovska, anëtarë të Komisionit për furnizime publike.

Kançeska Milevska në seancën përfundimtare deklaroi se në bazë të materialit të përgjithëm të provave u dëshmua se nuk e ka kryer veprën penale "keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar".

"Nuk është dëshmuar se janë të sakta pretendimet e akuzës se është kryer shkelje e pozitës dhe autoritetit zyrtar, përkundrazi është vërtetuar se prokurimi publik ka qenë i planifikuar paraprakisht dhe është paraparë në planin vjetor të prokurimit publik për vitin  2011 në Ministrinë e Kulturës", tha Kançeska Milevska.

Gjykimi udhëhiqet nga gjyqtari Osman Shabani, ndërsa prokurorinë e përfaqëson prokurori publik Stevço Donçev. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR