• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Gjykatën penale po merren në pyetje dëshmitarët për rastin "Zhan Mitrev"

Në Gjykatën penale po merren në pyetje dëshmitarët për rastin

Shkup, 16 qershor 2023 (MIA) - Me dëgjimin e dëshmitarëve, të propozuar nga prokuroria, sot në Gjykatën themelore penale Shkup vazhdoi gjykimi për rastin "Zhan Mitrev".

Në pyetje të prokurores publike, Iksra Haxhi Vasileva, dëshmitarja e parë, babai i të ciliës ndërroi jetë gjatë mjekimit nga koronavirusi në spitalin 'Zhan Mitrev', deklaroi se përshtypja e parë e tij ishte, siç tha, se ai sëhtë një ndër spitalet më të mira. Ajo tregoi se gjatë prnaimit të babait të saj i ishte thënë se ditën e njejtë duhet ta paguajë shumën fillestare për mjekim.

"Ajo që më goditi më shumë është se babai im kishte nevojë dëshpëruese për oksigjen, askush nga lart nuk zbriti të pyesë se si ishte situata, nëse ka nevojë për mbështetje, nuk ishte marrë në mënyrë të rregullt, vetëm i dhashë paratë dhe prita në të ftohtë që paratë të procesohen", tha ajo, duke shtuar se pas gjysmë ore janë lajmëruar se do ta marirn dhe më pas, siç tha, askush nuk i ka thënë se ku po e çojnë", deklaroi dëshmitarja.

Sipas dëshmitares, ky ishte momenti i fundit që e ka parë babain të gjallë, ndërsa gjatë bisedës telefonike me të, citoi se i ka thënë "jam lënë anash për të vdekur, bëhuni gati për më të keqen, këtu të gjithë janë në panik, aparatet zhurmojnë dhe askush nuk e din se ç'po bën".

E pyetur nëse ka pasur ndonjë informatë për rrjedhën e mjekimit, ajo tha se nga spitali nuk ka pasur kurfarë informate, ku është vendosur, çka po bën.

"Në shtëpi me nënën po çmendeshim. Thirrja në të gjithë telefonat, askush nuk paraqitej, thirrja tek persona të tjerë, aman, të lëajmërohej dikush, unë nuk e dija në çfarë gjendje ishte babai im dhe as kush po e mjekonte", tha ajo.

Dëshmitarja tha se nga spitali nuk kërkuan pajtueshmëri paraprake për metodën që zbatohej në mjekimin e babait të saj dhe se për shumë gjëra ka kuptuar nga fletë-lëshimi, të cilin, siç tha "vetë e kërkova, e mora pas një jave dhe pas bisedës me mjekë tët jerë thanë se këtu gjumë gjëra mungojnë si protokollare.

Në pyetjet e kryqëzuara nga mbrojtësi i të akuzuarit Zhan Mitrev, avokati Nikolla Dodevski, dëshmitarja deklaroi se asnjëherë në jetë nuk e ka takuar dr. Zhan Mitrevin as që ka biseduar me të përmes telefonit.

E pyetur nëse me faktin që e ka dërguar babain e saj në spitalin më bashkëkohor evropian, ndërkaq nuk ishte person mjekësor, ishte dakorduar të mjekohet me gjithçka, ajo u përjgigj jo.

"Jo, sepse nuk isha njoftuar paraprakisht se çka do të zbatojnë, edhe pse nuk jam person i mjekësisë kam të drejtë të di se çka po zbatohet", tha ajo.

E pyetur nëse gjatë pagesës e ka ditur se po lë edhe dpozitë për hemifiltrimin, ajo u përgjigj po.

"Që hemofiltrimi të përdoret nëse nevojitej, ndërkaq nëse jo, kthehej depozita", tha ajo.

Më pas, gjatë marrjes në pyetje drejtpërdrejtë nga mbrojtja, dëshmitarja deklaroi se për shërbimin në spital ka paguar 18 mijë euro.

E pyetur nëse kur e ka lënë depozitën, i ështëp sqaruar se ka edhe lirim për numrin e përgjithshëm të shërbimeve që do të ofrohen, ajo u përjgigj se jo.

"Shkova në sportel dhe e pagova shumën, ndërsa nëse do të ketë lirim apo jo, nuk e di", tha dëshmitarja.

Gjykimi vazhdoi me dëshminë e një të dëmtuare tjetër, bashkëshorti i së cilës, gjithashtu, kishte vdekur gjatë mjekimit në spital.

Prokuroria themelore publike - Shkup parashtroi aktakuzë kundër mjekut Zhan Mitrev, si person fizik dhe Propozim të prokurorisë kundër spitalit të tij, si person juridik, për vepër të vazhduar penale "mashtrim" nga neni 247 nga Kodi penal.

Lënda është formuar sipas zërave, pasi që IRL vitin e kaluar e publikoi dokumentarin "Gjaku i papastër", në të ciln zbuloi se spitali privat "Zhan Mitrev" u ka paguar pacientëve shuma të mëdha të parave për hemofiltrim gjatë mjekimit nga Kovid-19, pas çka ishte hapur edhe lëndë në PTHP Shkup.

Siç informuan nga PTHP Shkup për këtë lëndë, nuk bëhet fjalë për "mashtrim të pacientëve", përkatësisht ndërgjegjshmëria dhe pandërgjegjshmëria e mjekimit nuk është lëndë e kësaj vepre penale, por për mashtrim klasik, përkatësisht mbulim i fakteve kyçe lidhur me hemoflitrimin, metodë për të cilën pacientët nuk ishin informuar qartë për të gjitha efektet e saj pozitive dhe negative, me çka ata ishin sjellë në hamendje, ndërkaq me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pronësore.

Procesin e udhëheqë gjykatësja Lidia Petrovska, ndërsa prëfaqësuese e aktakuzës është prokurorja Iskra Haxhi Vasileva. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR