• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Gjykatën Penale gjykim për lëndën "Thesari"

Në Gjykatën Penale gjykim për lëndën

Shkup, 22 shkurt 2024 (MIA) - Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të shqiptohet aktgjykimi për lëndën "Thesari", që ka të bëjë me keqpërdorimin e mjeteve nga Buxheti i shtetit për furnizim të pajisjes elektro-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së Pestë pranë DSK-së dhe trajnim për përdorim të tyre nga një firmë nga Britania e Madhe.

Ky do të jetë aktgjykimi i dytë për këtë rast pasi Gjykata e Apelit në Shkup i pranoi ankesat e të akuzuarve dhe në vitin 2022 e shfuqizoi aktgjykimin e shkallës së parë i cili ishte sjellë në vitin 2021.

Rastin e udhëheq gjykatësja Imrane Selmani.

Me aktgjykimin fillestar, për shumë çështje nga "keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autorizimit" ishin dënuar ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, i cili u dënua me burg në kohëzgjatje prej tetë vjet, ndërsa shefi i Drejtorisë së Pestë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Goran Grujevski, i cili gjykohej në arrati, ishte dënuar me dënimin me burg në kohëzgjatje prej 15 vjet. 

Ish ndihmësi i ministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Nebojsha Stajkoviq dhe Toni Jakimovski, ish shef i kabinetit të Mijallkovit, u dënuan me burg nga 5 vjet. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR