Në Gjykatën Penale aktgjykimi për Muhamed Zeqirin
- Në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit sot duhet të shpallet aktgjykimi për ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri, me të cilin ai akuzohet për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.
Shkup, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit sot duhet të shpallet aktgjykimi për ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri, me të cilin ai akuzohet për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.
Përfaqësuesja e prokurorisë, prokurorja Katerina Kolareviq në fjalët përmbyllëse tha se i dyshuari Muhamed Zeqiri pa zbatuar furnizim pubklik, ka lidhur drejtpëdrejt kontrata me persona juridik, të cilët kanlë punuar mën rrethana të dyshimta.
Procesi ka filluar kur me propozim të zëvendëskryeministrit Fatmir Bytyqi, Qeveria ka konkluduar se është e nevojshme të kryhet procedurë për të bërë studim fizibiliteti në lidhje me Postat e Maqedonisë dhe Hekurudhë Transport, ndërsa i angazhuar rreth procedurës ka qenë Muhamed Zeqiri në rolin e sekretarit të përgjithshëm.
"Në vend që i akuzuari të kryente procedurën e prokurimit publik, ai ka lidhur kontratë direkt me personin juridik, shoqëri për menaxhment, shërbime konsulente dhe tregtie 'Interholding duo' e cila u themelua vetëm 12 ditë para miratimit të konkluzionit specifik të Qeverisë. Nga të gjitha dëshmitë shihet se që nga ekzistimi i subjektit juridik ka vetëm një bashkëpunim me Sekretariatin e Qeverisë, selia e personit juridik në datën 13 prill të vitit 2022 është gjetur e mbyllur e as nuk janë gjetur persona të punësuar. Nga kjo del se personi juridik është themeluar vetëm për qëllim të realizimit të kontratës së lidhur me Sekretariatin e Qeverisë", theksoi prokurorja.
Prokurorja i propozoi gjykatës që të zbatohet procedura për konfiskimin e pasurisë, por edhe të mjeteve të gjetura në kasafortën e bashkëshortes së të dyshuarit, me arsyetimin se ata paraqesin fonde të të pandehurit.
Mbrojtja theksoi se Prokuroria Publike nuk ka ofruar dëshmi të mjaftueshme për të vërtetuar se i dyshuari me paramendim i ka kryer aktivitetet, ndërsa gjatë procedurës është dëshmuar se Muhamed Zeqiri procedurat i ka kryer ekskluzivisht me urdhër të Qeverisë, në bazë të vendimeve të miratuara të Qeverisë. Lidhur me propozimin e prokurorisë për konfiskimin e pasurisë së bashkëshortes së të dyshuarit, mbrojtja vlerësoi se do të ishte i kundërligjshme dhe çnjerëzore për shkak se i dyshuari ka paraqitur dëshmi me shkrim për origjinën e atyre pasurisë.
"Zeqiri ka dëshmuar me shkrim se nga kanë ardhur fondet e gruas së tij dhe se janë nga prindërit e saj dhe janë raportuar në mënyrë të rregullt, kërkesa e prokurorit për sekuestrimin e këtyre mjeteve është e kundërligjshme, por edhe çnjerëzore, për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet dëshmitari", theksoi Vladmir Andreevski. .
Zeqiri u deklarua i pafajshëm dhe tha se ai vetëm po kryente aktivitete për të cilat ishte i ngarkuar me vendim të Qeverisë.
"Qeveria në punën e saj sjell konkluzione në të cilat udhëzon autoritetet të veprojnë, mua më ngarkuan të krahasoja të gjitha aktivitetet, ndërsa në konkluzë nuk është paraparë prokurim publik. Akuza se kam shkaktuar ndonjë dëm me paramendim, kur unë si sekretar i përgjithshëm vetëm kam zbatuar vendim qeverie, që ishte edhe detyrimi im ligjor. Nëse vepra penale e shpërdorimit të pozitës mund të kryhet vetëm me paramendim, assesi nuk mund të akuzohem për një vepër të tillë sepse unë kam kryer plan të dikujt tjetër", theksoi ai.
Prokurorja publike paradokohe, konform ndryshimeve në Kodin Penal, e transformoi aktakuzën e ngritur në propozim aktakuzë. mb/