• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në gjuhën maqedonase dhe me këngën "Jovano, Jovanke" garda britanike e priti Petrovskën

Në gjuhën maqedonase dhe me këngën
Shkup, 8 mars 2022 (MIA) - Me përshëndetje në gjuhën maqedonase dhe interpretim të këngës "Jovano, Jovanke" nga ana e orkestrës ushtarake, ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska u prit gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar dhe takimin me ministrin britanik të Mbrojtjes, Ben Uallas. Në ceremoninë zyrtare, ushtria britanike në gjuhën maqedonase e përshëndeti ministren, pas  çka orkestra ushtarake e interpretoi këngën maqedonase "Jovano, Jovanke". Në këtë mënyrë, nikoqirët shprehën respekt ndaj Maqedonisë së Veriut, me çka edhe njëherë u konfirmua aleanca dhe bashkëpunimi i të dy vendeve, anëtare të NATO-s. "kam nderin që sot u realizua vizita ime e parë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar dhe takimi me sekretarin shtetëror britanik të Mbrojtjes, Ben Uallas. Nga Londra e dërgojmë porosinë se e dënojmë ashpër invazionin ndaj Ukrainës. Por, njëkohësisht dërgojmë edhe porosi të unitetit të aleatëve dhe gatishmërinë për ta garantuar sigurinë e shteteve - anëtare të Aleancës së NATO-s. Maqedonia e Veriut dhe Mbretëria e bashkuar janë aleatë me bashkëpunim të shkëlqyeshëm në mbrojtje, të cilin sot me kolegun Uallas e konfirmuam dhe përforcuam", tha Petrovska. Ministrja në Londër u takua edhe me përfaqësuesin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, sër Stjuart Piç, ndërsa mori pjesë edhe në tryezën e rrumbullakët kushtuar sfidave bashkëkohore të sigurisë dhe ndikimit të tyre ndaj Ballkanit Perëndimor, organizuar nga instituti mbretëror RUSI (The Royal United Services Institute). Petrovska u takua edhe me Alisia Herbert, e dërguar e posaçme e ministres së Punëve të Jashtme dhe ministre për gra dhe barazi në qeverinë britanike, Liz Tras, ndërsa në Parlamentin britanik pati edhe darkë pune me Martin Vikers, anëtar i Parlamentit dhe kryesues i grupit mbarëpartiak parlamentar për Maqedoninë e Veriut. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR