Në Gjevgjeli filloi ndërtimi i Qendrës tregtare, investim me vlerë rreth 20 milionë euro dhe hapje e 350 vendeve të reja të punës
- Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Gjevgjeli ka marrë pjesë në vendosjen e gur themelit për ndërtimin e Qendrës tregtare, investim me vlerë rreth 30 milionë euro, me të cilën, siç u paralajmërua, do të hapen 350 vende të reja të punës.
- Post By Besnik Shuki
- 14:31, 22 dhjetor, 2024
Shkup, 22 dhjetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Gjevgjeli ka marrë pjesë në vendosjen e gur themelit për ndërtimin e Qendrës tregtare, investim me vlerë rreth 30 milionë euro, me të cilën, siç u paralajmërua, do të hapen 350 vende të reja të punës.
"Shumë është ambicioz plani i investitorit, por jo edhe i parealizueshëm, pasi deri tani, siç tha edhe vet investitori, në kohë rekorde, falë ekipit ambicioz dhe punës ambicioze të kryetarit të komunës së Gjevgjelisë, ky projekt vjen në këtë fazë siç është sot. Nga ajo që e kuptova në bisedat, do të kemi 350 punësime të reja në filim, e deri në kapacitetin maksimal prej 500 vetave", deklaroi Mickoski.
Kjo pikë, tha ai, është me të vërtetë e rëndësishme pasi rreth 15 milionë automjete në vit do të kalojnë këtu, që do të thotë mundësi e madhe për biznes, mundësi e madhe edhe për rritjen e investimit.
Qëllimi ynë, nënvizoi Mickoski, është që këtë vit për herë të parë të shënojmë numër të investimeve, që do të tejkalojë një miliardë euro, me çka si shtet do të jemi mes tre të parëve për kokë banori kur bëhet fjalë për investime të huaja.
"Edhe një herë urime për investitorin për vendosmërinë, falënderim për komunën, administratën, e deri te të gjithë që ndihmuan që ky investim të arrijë në këtë fazë siç është sot", deklaroi Mickoski.
Foto: Qeveria e RMV-së