• e premte, 27 dhjetor 2024

Në Gjeorgji protestë kundër fluksit të rusëve të cilët tentojnë të shmangin mobilizim në vendin e tyre

Në Gjeorgji protestë kundër fluksit të rusëve të cilët tentojnë të shmangin mobilizim në vendin e tyre
Tbilisi, 28 shtator 2022 (MIA) – Në Gjeorgji, në afërsi të vendkalimit kufitar me Rusinë, sot është mbajtur protestë kundër arritjes së një numri të madh të rusëve të cilët ikin në vendin kaukaz për ta shmangur mobilizimin e paralajmëruar në vendin e tyre. “Putini është terrorist”, “Rusia vret”, ka mundur të lexohet në disa pankarta që i mbanin demonstruesit në afërsi të vendkalimit kufitar Kazbegi. Ata valëvitnin flamujt ukrainas dhe gjeorgjian. Numri i arritjeve në këto vendkalime kufitare shënon rritje të shpejtë pasi presidenti rus Vladimir Putin javën e kaluar shpalli mobilizim "të pjesshëm" për mbështetjen e pushtimit të Ukrainës. Sipas autoriteteve gjeorgjiane, numri i arritjeve nga Rusia është rritur pothuajse dyfish në ditët e fundit, duke arritur në rreth 10,000 në ditë. Fluksi i refugjatëve, i pari i regjistruar nga fillimi i pushtimit në fund të shkurtit, shkakton tension në shoqërinë gjeorgjiane, e cila ka luftuar me Rusinë në vitin 2008. Protestën e sotme, në të cilën u intonua himni kombëtar i Ukrainës, e organizoi partia politike opozitare properëndimore “Droa”. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR