• e premte, 27 dhjetor 2024

Në Frankfurt do të prezantohen potencialet për investime në Maqedoninë e Veriut

Në Frankfurt do të prezantohen potencialet për investime në Maqedoninë e Veriut

Frankfurt, 5 nshtator 2023 (MIA) - Para përfaqësuesve të mbi 20 kompanive gjermane nga shumë veprimtari sot në Frankfurt do të prezatohen kushtet dhe mundësitë për investim në Maqedoninë e Veriut dhe përfitimet që ofrohen në tonat zhvillimore teknologjike-industriale.

Në tryezën e rrumbullakët të rrjetit të odave ekonomike gjermane, për potencialet për investime, rregulloren, mundësitë për bashkëpunim, ... do të flasin zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje ekonomike, koordinim të dikastereve ekonomike dhe investimeve, Fatmir Bytyqi dhe drejtori i Drejtorisë për zona zhvillimore teknologjike industriale (DZZHTI), Jovan Despotovski. Do të drejtohet edhe Antje Vandelt, drejtoresha e AHK Maqedoni e Veriut, pjesë e rrjetit të odave ekonomike gjermane.

Bytyqi dhe Despotovski në kuadër të vizitës në Frankfurt do të kenë edhe takime pune me menaxhmentin e kompanive gjermane me renome globale.

Ata dje nënshkruar kontratë me kompaninë gjermane për bateri litium-jon BMZ për realizimin e investimit prej 65 milionë eurove në ZZHTI Shkup 2, me të cilën janë paralajmëruar mbi 750 vende të reja pune.

Në tregun e Maqedonisë së Veriut punojnë mbi 200 kompani gjerkmane me 20.000 të punësuar. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR