• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Filipine 15 persona humbën jetën në një zjarr, zjarrfikësit janë vonuar për shkak të përmbytjeve dhe adresës së gabuar

Në Filipine 15 persona humbën jetën në një zjarr, zjarrfikësit janë vonuar për shkak të përmbytjeve dhe adresës së gabuar

 Manilë, 31 gusht 2023 (MIA) - Në zjarrin në një fabrikë të vogël për veshje në Filipine mëngjesin e sotëm humbën jetën 15 persona pasi zjarrfikësit nuk kanë mundur të arrijnë në kohë në ndërtesë për shkak të përmbytjeve në zonë dhe adresës së gabuar.

 “Përveç përmbytjeve, zjarrfikësit janë vonuar edhe për shkak të bllokimit të trafikut, të cilëve u është dhënë adresa e gabuar”, deklaroi Nahum Taroza nga Byroja për Mbrojtje nga Zjarri.

Zjarri në fshatin Tadang Sora në periferi të qytetit Kezon është shuar pas dy orësh, ndërsa hetimet për shkakun e zjarrit po vazhdojnë. 

 "Supozohet se shumica e viktimave janë punëtorë në fabrikë,  që kanë fjetur në dhomat e tyre kur ka shpërthyer zjarri. Mes të vdekurve është edhe pronari i fabrikës dhe fëmija i tij”, tha Taroza.

 Sipas tij, tre persona kanë mbijetuar, të cilët nga paniku kanë kërcyer nga kati i dytë i fabrikës.

 Në fabrikë janë ruajtur materiale ndëezëse dhe tekstil që përdoren për përpunimin  veshjeve.

Foto: EPA

 

 

  

QËNDRONI TË LIDHUR