• e mërkurë, 25 shtator 2024

Në dy muajt e fundit nga kolera në Sudan kanë vdekur të paktën 388 persona

Në dy muajt e fundit nga kolera në Sudan kanë vdekur të paktën 388 persona

 Hartum, 23 shtator 2024 (MIA) - Gjashtë persona kanë vdekur nga kolera në Sudan gjatë fundjavës, me çfarë numri i të vdekurve nga kjo sëmundje në dy muajt e fundit u ngjit në të paktën 388 persona, bënë të ditur autoritetet shëndetësore.

 Ministria sudaneze e Shëndetësisë tha se në dy muajt e fundit nga kolera në Sudan janë prekur rreth 13.000 njerëz, ndërsa gjatë fundjavës ka pasur 400 raste të reja. Në kumtesë thuhet se kolera po përhapet në zonat e prekura nga përmbytjet e fundit, veçanërisht në Sudanin lindor, ku janë strehuar miliona njerëz të zhvendosur nga lufta.

 Theksohet se kolera është zbuluar në 10 nga 18 provincat e Sudanit, ndërsa më të prekura janë provincat lindore Kasala dhe Al-Kadarif.

 Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), kolera është një sëmundje shumë ngjitëse që shkakton diarre dhe dehidrim të rëndë, që mund të çojë në vdekje brenda disa orësh nëse nuk trajtohet, ndërsa transmetohet përmes përdorimit të ushqimit ose ujit të kontaminuar.

 Epidemia e madhe paraprake e kolerës në Sudan ishte në vitin 2017, kur për dy muaj vdiqën të paktën 700 njerëz, ndërsa  rreth 22,000 u sëmurën nga kjo sëmundje. Në Sudan, tashmë 17 muaj po zgjasin përleshjet mes ushtrisë sudaneze dhe forcave paraushtarake të reagimit të shpejtë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR