• e premte, 27 dhjetor 2024

Në Dojran fillon konferenca kombëtare e shkencave "Grumbullimet e sigurisë së kohës ose një arkitekture të re botërore"

Në Dojran fillon konferenca kombëtare e shkencave

Shkup, 4 shator 2023 (MIA) - Fillon Konferenca katërditore kombëtare e shkencave për sigurinë viti 2023 "Grumbullimet e përkohshme të sigurisë dhe arkitekturës së re botërore të sigurisë", sot në Dojran dhe do të zgjas deri më shtatë shtator.

Konferenca është nën organizimin e Institutit të sigurisë, mbrojtjen dhe mirëqenin e Fakultetit Filozofik në Universitetin "Cirili dhe Metodi" në Shkup.

Siç njoftojnë nga Fakulteti Filozofik, konferencën e këtij viti i kushtohet rimendimit të mekanizmave të sigurisë, paqes dhe zhvillimit që lidhen më ndyshimet e përgjithshme si ato të ndërlidhura me politikën, ushtrinë, gjeopolitikën, ekonomisë, çështjet sociale dhe mjedisore përmes fokusit të përkohshëm të arkitekturës se sigurisë së re botërore.

Konferenca kombëtare shkencore do të hapet nga ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, si dhe dekani i Fakultetit të Filozofisë,  prof.d-r Ratko Duev, kryetarja e Odës për siguri private në Republikë e Maqedonisë së Veriut, Verica Milevska Stefanovska, kryetari i komunës së Dojranit, Ango Angov dhe menaxherja e Institutit të sigurisë për mbrojtje dhe paqe, porf. d-r Tanja Miloshevska.

Në konferencë do të diskutojnë përmbi 80 pjesëmarrës të shtetit tonë, nga SHBA-ja dhe Bashkimit Evrpoian. rq/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR