• e shtunë, 17 gusht 2024

Në ditët në vijim mot me diell dhe i nxehtë, nesër pasdite shi afatshkurtër

Në ditët në vijim mot me diell dhe i nxehtë, nesër pasdite shi afatshkurtër

Shkup, 28 korrik 2024 (MIA) - Në ditët në vijim moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë. Vetëm nesër në orët e pasdites në disa vende vranësirat do të rriten, veçanërisht në zonat malore ku do të ketë kushte për shi afatshkurtër. 

Siç bëjnë të ditur nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike nesër dhe të martën do të fryejë erë mesatare deri e përforcuar veriore (në disa vende mbi 60 km/h).

Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me erë të lehtë të ndryshueshme. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 32 deri 39 gradë. Në Shkup, mot me diell dhe i nxehtë me erë të lehtë veriore. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR