• e diel, 29 shtator 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

28 shtator 2024 (MIA)

1730. - Kryengritësi shqiptar Halil Patrona, në krye të rreth 17 jeniçerëve, filloi kryengritjen qytetare të Stambollit  kundër Sulltan Ahmetit të III. Kryengritja u kurorëzua me lirimin e të burgosurve, rrëzimin e sulltanit në fuqi e vendosjen e Mehmetit të I.

1891. - Vdiq novelisti i famshëm amerikan, autori i "Moby Dick", Herman Melville.

1934. - Lindi aktorja e famshme franceze Bridget Bardot. Ajo ka interpretuar rreth 42 filma deri në vitin 1973.

1950. - Indonezia u pranua në Unionin e Shteteve të Bashkuara.

1966. - Vdiq eseisti dhe poeti i shquar francez Andre Breton. Një nga themeluesit e Lëvizjes surrealiste, ai publikoi në vitin 1924 "Manifestin surrealist".

1978. - Papa John Paul vdiq vetëm pas 33 ditësh në zyrën e tij dhe vendin e tij e zuri John Paul II.

1986. - Vdiq koreografi i famshëm australian Sir Robert Helpmann. Ai është koreografi i baleteve të tilla si, "Mrekullitë në Gorbals", " Përralla e Ushtarit", "Elektra" etj.

1991. - Vdiq në moshën 65 vjeçare i madhi i muzikës jazz, Miles Davis. I konsideruar si 'babai i xhazit të ftohtë' për interpretimet dhe krijimet e tij brilante, ai vdiq pas një lufte të gjatë me sëmundjen e tij.

1993. - Qeveria e Republikës popullore demokratike të Koresë solli vendim për njohjen e Republikës së Maqedonisë.

1995. - Kryeministri izraelit Jitzhak Rabin dhe lideri i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Jaser Arafat, nënshkruan një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë lidhur me vendosjen e vetëqeverisjes palestineze në pjesën më të madhe të Bregut perëndimor.

1999. - Aeroplanët rusë bombarduan qendrat e naftës që kontrolloheshin nga rebelët islamikë.

2000. - Ka filluar kryengritja palestineze (intifada). Shkas ishte vizita e liderit të atëhershëm izraelit vendeve të shenjta dhe qytetit të vjetër të Jerusalemit.

2001. - Këshilli i Sigurimit të OKB-së ia hoqi sanksionet Sudanit të vendosura më 1996.

2001. - Mullahu Mohamad Omar, shefi i lartë i talebanëve, në një intervistë dhënë gazetës iraniane "Entehab" deklaroi se vendet që do të ndihmonin SHBA-në nga një sulm i mundshëm kundër Afganistanit do të konsideroheshin armiq.

2003. - Nis misioni i parë evropian në Hënë në bordin e raketës evropiane "Ariane". Raketa "Ariane-5" që transporton sondën eksploruese dhe dy satelitë komercialë, u lëshua nga qendra e lëshimit të Agjencisë evropiane të Hapësirës (ESA) në Kourou (Guajana Franceze), që ndodhet në bregun verilindor të Amerikës së Jugut.

QËNDRONI TË LIDHUR