• e mërkurë, 15 prill 2026
Në ditën e sotme

12 prill 2026 (MIA) 

1654. - Irlanda dhe Skotlanda iu bashkuan Anglisë.

1861. - Të shtënat e baterive të artilerisë së milicisë në Karolinën e Jugut në orët e para të mëngjesit, shënuan fillimin e luftës civile amerikane. Objektivi i zjarrit të artilerisë ishte baza Fort Sumter e ushtrisë së Unionit në gjirin Çarleston. Karolina e Jugut ishte shkëputur nga Unioni katër muaj më parë dhe kishte kërkuar që t’i dorëzoheshin të gjitha pronat federale brenda kufijve të saj.

1903. - Ndërmjet stacionit hekurudhor në Istborn dhe qytezës Mids, në rajonin anglez Saseks, u vendos linja e parë e rregullt e autobusëve në botë.

1945. - Vdiq Franklin D. Roosevelt,politikan amerikan, kryetari i 32. i SHBA-ve. Roosevelti u zgjodh për herë të parë në vitin 1932, duke e mbështetur platformën e tij në premtimin për t’i nxjerrë Shtetet e Bashkuara nga kriza e madhe ekonomike. Ai drejtoi zhvillimin industrial që i bëri Shtetet e Bashkuara një makinë të fuqishme ushtarake, të cilën ai e quajti arsenali i demokracisë në Luftën e Dytë Botërore. Ai udhëhoqi vendin gjatë kohës më të madhe të konfliktit. Ai ishte presidenti i parë që shfrytëzoi në maksimum radion për të shpjeguar politikën dhe planet e tij për vendin. Zëri i tij u bë i njohur për të gjithë amerikanët nëpërmjet transmetimeve të tij radiofonike, të ashtuquajtura biseda rreth vatrës. Dhe ishte radioja ajo që dha e para lajmin për vdekjen e tij nga hemorragjia cerebrale në shtëpinë e tij verore në Warm Springs të shtetit Georgia.

1961. - Kozmonauti Sovjetik Jurij Gagarin njeriu i parë fluturoi në gjithësi.

1966. - Aeroplanët amerikanë për herë të parë e bombarduan territorin e RD të Vietnamit, me çka filloi eskalimi i luftës në Indokinë.

1993. - Në Nju-Jork, ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë filluan negociatat për tejkalimin e mospajtimeve rreth emrit të Republikës së Maqedonisë dhe për atë se cili flamur do të mund të valojë para selisë së OKB-së.

1997. - U kthye në Tiranë Leka Zogu me familjen mbretërore. Ai ishte një ditësh kur u arratis shpura mbretërore më 7 prill 1939. Kongresi i Përmetit i pati ndaluar kthimin në Shqipëri familjes mbretërore. Leka Zogu i shpallur në Paris mbret i Shqipërisë në vitin 1961 u kthye në vendlindje në një kohë krize të rëndë për vendin.

2000. - Së paku 138 persona u përmbytën kur një anije ngarkuese prej druri, e stërmbushur, e cila u nis drejt Malajzisë, u fundos në afërsi të ishullit jugor filipinas, Xholo.

2002. - Në Venezuelë, në grusht-shtetin e ndihmuar nga Uashingtoni, u rrëzua nga pushteti presidenti i zgjedhur në mënyrë demokratike, Hugo Çavez. Për shef të shtetit u shpall punëdhënësi proamerikan, Pedro Karmona, por Çavez vetëm dy ditë më vonë u kthye në pushtet.

2008. - Me takimin ndërmjet dy liderëve, presidenti të Kinës, Hu Xhintao dhe nënpresidentit të Tajvanit, Vinsent Shujom, u ndërpre tradisa disadekadashe e marrëdhënieve "të tendosura" ndërmjet dy pjesëve të Kinës. Takimi i dy liderëve ishte takimi i parë i këtij lloji, që nga fundi i luftës qytetare në Kinë, e cila përfundoi në vitin 1949, me ikjen e forcave nacionaliste (antikomuniste) në Tajvan.

QËNDRONI TË LIDHUR