• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

19 maj 2024 (MIA)

1536. – Anne Bolen, bashkëshortja e dytë e Mbretit Henry VIII të Anglisë, ekzekutohet me prerje koke për shkelje kurore, tradhti dhe incest.

1649. Për herë të parë është përdorë termi "Komonvelt", me të cilin Oliver Kromvel e shënoi republikën angleze. Në konferencën imperiale në vitin 1926 është miratuar emri "Kombi Komonvelt", i cili nga viti 1931 përdoret në vend të emrit Imperia britanike.

1762. - Lindi Johan Gotlib Fihte, njëri ndër përfaqësuesit më të theksuar të filozofisë klasike gjermane. Ai bëri ndikim të madh mbi romantizmin gjerman. Vdiq në Berlin, më 27 janar të vitit 1914.

1802. - Napoleon Bonaparta në Francë e vendosi Urdhrin e legjionit të nderit për meritat civile dhe ushtarake.

1861. - Lindi soprano e operas australiane Helen porter Miçell, e njohur si dama Neli Melba. Karriera e saj mori famë në teatro të tillë si LondonKonventGarden dhe në atë të Nju Jork Metropolitan Opera. Ajo i dha emrin e saj pjatave të tilla si 'Melba Tost', 'Pjeshka Melba' dhe 'Salca Melba'.

1864. - Vdiq poeti amerikan Nataniel Hotorn, njëri ndër romansierët e parë të rëndësishëm.

1881. – Lindi presidenti i parë dhe themeluesi i shtetit të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.

1890. - Lindi Ngujen That Thanh, i quajtur Ho Shi Min, udhëheqës komunist vietnamez. Ai luajti rolin kryesor në luftën që përfundoi me disfatën franceze në vitin 1954. Ai ishte president i Vietnamit të Veriut nga viti 1954 deri në vdekjen e tij në vitin 1969.

1900. - Aneksohen zyrtarisht nga ana e Britanisë, ishujt Torga.

1906. - U përurua zyrtarisht nga mbreti i Italisë dhe presidenti i Republikës së Zvicrës, Tuneli i Simplonit, që lidh Italinë me Zvicrën nëpërmjet Alpeve.

1912. - Vdiq poeti polak Boleslav Prus, realisti më i rëndësishëm polak.

1919. – Mustafa Kemal Ataturk zbarkon në Samsun në brigjet e Detit të Zi të Anadollit, duke e nisur atë që më vonë është emërtuar si Lufta turke për pavarësi.

1925. - Lindi luftëtari amerikan për të drejtat qytetare të zezakëve me origjinë afrikane Malkolm Little, i cili më vonë do të njihej si veprimtari afrikano-amerikan, i quajtur Malkolm X. U vra në Nju-Jork në shkurt të vitit 1965 derisa mbante fjalim para ithtarëve të mbledhur.

1958 - Vdiq aktori anglez, Ronald Kolman, i njohur për rolet e tij në filmat "Të korrura kuturu", "Horizonti i fundit", "Një jetë e dyfishtë". Me filmat e fundit të interpretuara prej tij, fiton një çmim Oscar.

1974. - Valeri Zhiskar D'Esten mund Fransua Miteranin në betejën për postin e presidentit të Francës.

1986. - Forcat e Afrikës së Jugut sulmojnë ato çka sipas tyre ishin baza të ANC (Kongresi Kombëtar Afrikan) në Bocvara, Zambia dhe Zimbabve.

1993. - 132 pasagjerë dhe ekuipazhi u vranë kur një aeroplan Boing 727-100 i linjave ajrore SAM u rrëzua në një mal me xhugla pak para uljes në Medelin, Kolumbia Veriperëndimore.

1994. - Vdiq Zhakline Kenedi-Onasis. Ajo u martua me presidentin e ardhshëm amerikan, Xhon Kenedi në vitin 1953 dhe në vitin 1968, pesë vjet pas vrasjes së tij, ajo u martua me manjatin grek të lundrimit, Aristotel Onasis.

1997. - Një ciklon i fuqishëm goditi Bangladeshin, duke vrarë 105 vetë, duke dëmtuar 400 000 shtëpi dhe duke lënë pa strehë me se një milion banorë.

2004. - Në sulmin e dy helikopterëve mbi qytetin irakian Makar el Dib afër kufiti me Sirinë janë vrarë 41 civilë duke përfshirë edhe 15 fëmijë.

QËNDRONI TË LIDHUR