• e shtunë, 23 nëntor 2024
Në ditën e sotme

27 gusht 2024 (MIA)

55.p.e.s. - Konsulli romak Gaj Julij e filloi invazonin në ishullin britanik me 10.000 ushtarë të Legjionit të Shtatë dhe të Dhjetë.

1664. - Vdiq piktori spanjoll Francisko de Surbaran, njëri ndër aristët më të rëndësishëm në shekullin 17.

1770. - Lindi Georg Wilhelm Fredriech Hegel, filozof gjerman. Ai ishte një nga filozofët idealistë më të mirënjohur dhe më me influencë të kohës.

1828. - Uruguaj u bë formalisht një komb i pavarur pas marrëveshjes së Rio De Janeiro, e cila i dha fund luftës mes Brazilit dhe Argjentinës.

1877. - Lindi Charles Stewart Rolls, aviatori dhe manifakturuesi britanik i motorëve. Së bashku me Henry Royce ai krijoi firmën e famshme të motorëve.

1879. - Lidhja shqiptare e Jugut i dërgoi Sulltanit një memorandum ku kërkonte t'i jepej Shqipërisë autonomia administrative territoriale nën sovranitetin turk.

1884. - Lindi në Poloni producenti i filmave si dhe pionieri i industrisë së filmit, Sam Goldwyn. Ai formoi Samuel Goldwyn Productions në 1923.

1890. - Lindi piktori dhe fotografi Man Ray (Emanuel Radinski).

1908. - Lindi Lyndon Baines Johnson, president amerikan. Ai u bë presidenti i 36-të amerikan, kur John Kennedy u vra në Nëntor të vitit 1963.

1962. - Mariner II, anija spaciale amerikane, u lëshua drejt Venusit

1990. - Ndërroi jetë albanologu i njohur austriak, profesori i Univeritetit të Gracit, Gustav Majer. Ai mbrojti tezën e prejardhjes së shqipes nga ilirishtja dhe përcaktoi shkencërisht pozitën e saj si gjuhë që zë një vend më vete në rrethin e gjuhëve indo evropiane.

1991. - Moldavia deklaroi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik.

1995. - Izraeli dhe Organizata për Liri e Palestinës nënshkruan një marrëveshje në Kajro për të zgjeruar autonominë palestineze në Gaza.

2002. - Vdiq në moshën 82 vjeç William Warfield, baritoni zezak amerikan, i njohur për interpretimin e tij të "Ol'Man River" në filmin e vitit 1951 "Showboat"(Mburraveci) të Edna Ferber-Jerome Kern.

2003. - Një pikturë e "Shënmërisë" së Leonardo da Vinçit u vodh nga kështjella Drumlanrin në Skoci. Piktura e vjedhur është një nga dy versionet e "Madonna dei Fusi".

2003. - Marsi kaloi afër Tokës në një largësi prej 55,76 milionë kilometrash, largësi kjo më e afërt që prej kohës së gurit.

QËNDRONI TË LIDHUR