• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

9 shtator 2024 (MIA)
337. - Kostanci i dytë me prejardhje ilire u zgjodh perandor romak. Ai ishte djali i parë i Kostandinit të madh. E sundoi perandorinë e parë romake për 31 vjet rresht. 23 vjet të jetës së tij i kaloi në beteja fitimtare. Biografët e kanë cilësuar edhe si një studiues të zellshëm.

1585. - Lindi pushtetari francez, Armend-Zhan Dy Plesis, kardinal dhe Duka Rishelje. Në vitin 1829 ai u bë ministri kryesor i Luigjit XIII dhe sundimtari virtual i Francës. Ai ndërtoi pushtetin e kurorës franceze

1737 - Lindi Luigji Galvani, mjek i shquar dhe fizikant italian, i cili përcaktoi forcat bioelektrike që ekzistojnë brenda ideve të qënieve të gjalla.

1882. - Lind në fshatin Avdela të Çamërisë, fotografi dhe kineasti i parë shqiptar Milto Manaqi. Bashkë me të vëllanë Janaqin janë pionerët e parë të kinematografisë shqiptare dhe asaj ballkanike dhe mjeshtra të rrallë të artit fotografik. Me fotografinë "Gruaja nga Klisura me foshnjen" Manaqi fitoi Medaljen e artë në konkursin ndërkombëtar të fotografisë artistike më 1906. Ndërkaq me filmin dokumentar "Tierrset" xhiruar më 1905 ai shënoi fillimin e artit të kinemasë në Ballkan.

1828. - Lindi Lev Nikolajeviç Tolstoi, shkrimtar rus, i famshëm për romanet e tij "Lufta dhe Paqja" dhe "Ana Karenina". Në vitet e fundit të jetës së tij ai bëhet reformator dhe mendimtar social.

1886. - Në Bernë u përfundua konventa për mbrojtjen e veprave letrare dhe artistike e plotësuar me aktin e Parisit të vitit 1971. Vendi ynë është bërë palë në këto akte të rëndësishme në mars të vitit 1993.

1901. - Vdiq Henri de Tuluz-Lotrek, piktor dhe litograf francez që i regjistroi dhe vizatoi karakteret e kabaresë dhe jetës së natës të Parisit.

1914 - Gjatë Luftës së Parë Botërore, shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjerman, gjenerali Helmut fon Moltke, ndërpreu avancimin e gjermanëve mbas kundërsulmit të francezëve dhe britanikëve. Kjo i dha fund Betejës së parë të Marnes. Humbjet e gjermanëve u vlerësuan në rreth 800 000 vetë.

1944. - Një ditë pasi trupat sovjetike në Bullgari, morën pushtetin me një grusht shteti, Kimon Giorgiev zevendësoi Konstantin Muravier në postin e kryeministrit.

1948. - Mbas tërheqjes së forcave sovjetike nga Koreja e Veriut, shpallet Republika Popullore Demokratike e Koresë, me kryeqytet Piongjangun.

1969 - Kompozitori i famshëm Prenk Jakova i dha fund jetës së tij në mënyrë tragjike duke u hedhur nga kati i dytë i Shtëpisë së Kulturës. Prenk Jakova u lind më 27 qershor 1917 në qytetin e Shkodrës. Origjina e familjes së tij është nga Gjakova prej së cilës ata patën marrë dhe mbiemrin.

1975. - Tenistja çeke Martina Navratilova kërkon azil politik në Shtetet e Bashkuara.

1976. - Vdiq kryetari Mao Ce Dun, ushtarak dhe politikan revolucionar kinez. Ai shpalli Republikën Popullore të Kinës në vitin 1949 në Pekin. Idetë e tij u bënë të famshme në "Libri i vogël i kuq".

1991. - Republika Sovjetike e Azisë Qendrore e Taxhikistanit shpalli pavarësinë nga Moska.

1990. - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush, dhe ai i Bashkimit Sovjetik, Mikail Gorbaçov, përfunduan Samitin e Helsinkit, duke vulosur unitetin e tyre mbi luftën kundër agresionit të Irakut. Samiti u mbajt pas invazionit te Irakut në Kuvajt.

1996. - Rebelët hutu vrasin në një pritë kryepeshkopin e kishës katolike të Burundit, Johachim Ruhuna.

1999. - Nëntëdhjetë e katër persona gjetën vdekjen kur një shpërthim i fortë shkatërroi një bllok apartamentesh në juglindje të Moskës.

2002 - U nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit të bashkëpunimit policor në luftën kundër terrorizmit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

2002. - Vatikani njoftoi për vdekjen në Romë të kardinalit brazilian Lucas Moreira Neves, 76 vjeç, emri i të cilit ishte përmendur si pasardhës i mundshëm i Papës. Ipeshkv i merituar i San Salvador de Bahia, prefekt i kongregacionit për peshkopët dhe kryetar i komisionit pontifikal për Amerikën Latine, Hirësia e tij Moreira Neves ishte një "papabile" i shquar, domethënë kandidati më i mundshëm për të zëvendësuar Papën.

2003. - Vdiq fizikani bërthamor amerikan Edward Teller, i quajtur "babai i bimbës me hidrogjen", njëri ndër fizikantët më të theksuar të shekullit 20.  Doktoroi në vitin 1930 në Japcing, kuë së bashku me Werner Heisenberge vendosën themelin e fizikës bërthamore.

QËNDRONI TË LIDHUR