• e shtunë, 31 gusht 2024
Në ditën e sotme

30 gusht 2024 (MIA)

30. p.e.s - Mbretëresha egjiptiane Kleopatra VII bëri vetëvrasje pasi forcat e Oktavian August i fituan trupat e bashkëshortit të saj, udhëheqësit luftarat të Romës, Mark Antoni. Në fron erdhi në moshën 17-vjeçare, në vitin 51 para erës sonë dhe qeverisi me vëllaun e mitur Ptolomej XIII, për të cilin ishte e martuar.

1483. - Vdiq mbreti francez Luj XI. Gjatë qeverisjes së tij e bashkoi Francën.

1489. - Lindi Antonio Alegri Korexho, piktori italian, një nga krijuesit e artit barok. Pikturonte tema religjioze dhe mitologjke. Vdiq më 6 mars të vitit 1543.

1533. - Atahualpa, udhëheqësi i fundit i mbretërisë së madhe të inkëve në zonën e sotme Peru, ishte varur pasi ra në duart e konkvistadorëve spanjollë. Pas vrasjes së tij, dispozitat spanjolle pa pengesa kryqëzuan dhe e fituan mbretërinë.

1748. - Në Paris lindi Zhan Luj David, piktori francez, themelues dhe përfaqësues kryesor i klasicismit. Ishte anëtar i Konventës dhe piktor i oborrit të Napoleonit. Pikturonte kompozime historike dhe portrete. Vdiç në Bruksel, më 29 dhjetor të vitit 1825.

1797. - Lindi shkrimtarja angleze Meri Volstonkraft Sheli, bashkëshortja e poetit Persi Bis Sheli. Është më e njohura sipas romanit "Frankeshtajn ose Prometeu modern", i shkruar në frymën e përrallave "gotike"për frikën dhe tmerrin.

1871. - Lindi fizikanti i Zelandës së Re me origjinë angleze Ernes Rateford. Fitues i Çmimit Nobël për kimi në vitin 1908.

1916. - Turqia në Luftën e Dytë Botërore i shpalli luftë Rumanisë.

1963. - Mes qeverive të BRSS dhe SHBA-së është vendosur lidhje e drejtpëdrejt telefonike, e quajtur "telefoni i kuq".

1973. - Kenia ndaloi gjuetinë e elefantëve dhe tregtimin me to.

1991. - Republika Sovjetike e Azarbejxhanit u bë e pavarur dhe formoi armatë të veten.

1994. - Në Shkup hapet qendra informative japoneze.

2002. - Rusia u tërhoq nga baza e fundit ushtarake në Kubë ku ishte e pranishme nga fitorja e Fidel Kasros në vitin 1959.

2006. - Vdiq Glen Ford, njëri nga aktorët më të njohur holivudian. Lindi më 1 maj të vitit 1916.

QËNDRONI TË LIDHUR