• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Ditën e Sotme

Në Ditën e Sotme

25 tetor 2024 (MIA)

1415. Anglezët në Luftën njëqindvjeçare, nën komandën e mbretit Henri V, u shkaktuan humbje të madhe francezëve në betejeën në Azenkur në Francën veriore.

1555. - Perandori romak Karlo V i dorëzon Italinë dhe Holandën djalit të tij, mbretit Filip II të Spanjës.

1647. - Vdiq Evangjelista Torriçeli, matematikan dhe fizikant italian, i cili shpiku barometrin.

1806. - Lindi filozofi Kaspar Shmit, i njohur si Maks Shtirner, teoriticient i parë i anarkizmit.

1825. - Lindi Johan Shtraus (i riu), kompozitor i famshëm austriak dhe i njohur si "mbreti i valsit". Ai u bë i famshëm me valset e tij vieneze dhe kryesisht me "Danubi blu".

1838. - Lindi 'Zhorzh Bize', kompozitor francez, i famshëm për operan e tij "Karmen", pritja e keqe e së cilës shpejtoi vdekjen e tij në vitin 1875.

1850. - Lindi albanologu i njohur austriak, profesor i Universitetit të Gracit, Gustav Majër. U mor me studimin historik të shqipes sidomos me etimologjinë dhe fonetikën historike të gjuhës sonë. Hartoi të parin fjalor etimologjik të shqipes botuar më 1891 i cili ruan vlerat shkencor edhe sot.

1880. - Sulltani e zëvendësoi sundimtarin e Shkodrës Riza Pasha me marshallin Dervish Pasha, i cili njihej si dorë e fortë e perandorisë osmane. Në krye të 21 batalioneve ai u vesh me fuqi të jashtëzakonshme për të thyer rezistencën e shqiptarëve që kundërshtonin lëshimin e Ulqinit dhe tokave të tjera shqiptare.

1881. - Lindi Pablo Pikaso, skulptor dhe artist spanjoll. Ai ishte një nga artistët më me influencë dhe më kontradiktorë të shekullit të 20-të.

1906. - Li de Forest, nga Shtetet e Bashkuara, merr patentën e shpikjes së tij "Audion", e cila ishte një valvul amplifikuese me tre dioda që shënoi fillimin e radios dhe transmetimit me valë.

1918. - Në lumin Piave zhvillohet beteja e Vitorio Venetos. Ajo shënoi aksionin e fundit italian kundër austriakëve në Luftën e Parë Botërore.

1920. - Mbreti Aleksandër i Greqisë, vdes nga helmimi i gjakut mbas kafshimit nga një majmun shtëpie. 1936. - Qeveritë e Italisë dhe Gjermanisë takohen për të formuar aksin Romë-Berlin, i cili siguronte asistencë dhe opozitë ndaj komunizmit. Kjo marrëveshje u shpall më 1 Nëntor.

1938. - Mbas vitesh kolonializmi të ngadaltë, diktatori italian Benito Musolini deklaroi se Libia u bë pjesë e Italisë. 1955. - Forcat aleate të pushtimit lënë Austrinë, e cila fiton sovranitetin për herë të parë pas pushtimit gjerman me 1938.

1956. - Egjipti, Jordani dhe Siria themeluan komandën e vetme ushtarake.

1962. - Shkrimtari amerikan John Steinbeck është shpërblyer me çmimin “Nobel’”për letërsi. 1971. - RP e Kinës pranohet në anëtarësimin e OKB-së.

1983. - Një komando e drejtuar nga marinsat amerikanë dhe e mbështetur nga kontigjente të shtatë vеndeve anglishtfolëse të Karaibeve sulmon Grenadën.

1995. - Ambasada e Republikës së Turqisë në Shkup e informoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë se Republika e Maqedonisë është pranuar për anëtare e plotfuqishme e Konventës së Detit të Zi për bashkëpunim në sferën e kulturës, arsimit, shkencës dhe informimit.

2011. - Para lindjes së diellit varroset lideri libanez Moamer Gadafi në një vend të fshehtë në shkretëtirën e Libisë. Bashkë me Gadafin janë varrosur edhe i biri i tij Mutasim dhe ish ministri libian i Mbrojtjes Abu Bakër Junus

QËNDRONI TË LIDHUR