• e premte, 08 nëntor 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

13 korrik 2024 (MIA)

1643. - Parlamentarët anglezë u mundën nga rojalistët nën komandën e princit Maurice, në 
betejën e Raundway Dawn, gjatë Luftës Civile Angleze.

1837. - Mbretëresha Viktoria bëhet monarku i parë britanik që filloi të jetonte në Pallatin 
Bukingam.

1841. - Firmoset nga fuqitë e mëdha europiane Konvencioni i Sigurisë. Sipas këtij traktati, 
garantohej pavarësia e perandorisë otomane dhe, në të njëjtën kohë, përcaktohej që Bosfori dhe Dardanelet të mbylleshin për anijet e luftës në kohë paqeje.

1878. - Perandoria otomane dobësohet më tej me firmosjen e Traktatit të Berlinit. Sipas këtij traktati, Kaukazi i jepej Rusisë, Bosnja dhe Hercegovina i kalonte Austrisë, ndërsa Rumania bëhej shtet i pavarur. Po sipas traktatit, konfirmohej e drejta e Britanisë për të okupuar 
Qipron.

1919. - Aeroplani britanik R 34 ulet në Norfolk të Britanisë, duke përfunduar fluturimin e 
parë vajtje-ardhje mbi Atlantik. Ai u nis nga Skocia për në Shtetet e Bashkuara në 2 Korrik të po këtij viti.

1930. - Filloi në Montevideo të Uruguajit, Kampionati i Parë Botëror i Futbollit. Në këtë 
kampionat morën pjesë 13 skuadra.

1943. - Në Kursk (jug të Moskës) përfundoi beteja më e madhe e tankeve në histori. Në këtë betejë, që përfundoi me fitoren e rusëve ndaj gjermanëve, kishte 6000 tanke, prej të cilëve rreth 2900 tanke gjermane u shkatërruan. Ndërsa humbjet në jetë njerëzish arritën në rreth 23 000 vetë.

1944. - Ushtria ruse pushtoi qytetin e Vilmusit të Lituanisë.

1955. - Rut Elis bëhet gruaja e fundit që varet në litar në Britani. Akuza ishte vrasja e të 
dashurit nga ana e saj.

1960. - Xhon F. Kenedi fiton kandidaturën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e presidentit 
të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë garë ai mundi senatorin Lindon Xhonson.

1978. - Në Bashkimin Sovjetik, disidenti Aleksander Gincburg dënohet me tetë vjet burg në 
një kamp pune.

1985. - Në Londër dhe Filadelfia zhvillohet koncerti rrok "live Aid", i ideuar nga këngëtari 
Bob Geldof. 60 milionë dollarët e fituar nga ky megakoncert shkuan për luftën kundër urisë 
në Afrikë.

1995. - Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Evropës.

1996. - Së paku gjysëm milion të dashuruar kërcyen rreth e qark Berlinit nën ritmin e 
muzikës "tekno" gjatë festivalit "Love Parade". Për qytetin e Berlinit ky ishte grumbullimi 
publik më i madh në historinë e pasluftës.

1997. - Miguel Angel Blanco, anëtar i partisë në pushtet në Spanjë, vdes mbas plagëve të 
marra, si rezultat i rrëmbimit dhe dy goditjeve në kokë nga ana e guerrilasve separatistë 
baskë.

2000. - Kryeministri i shkarkuar i Fixhit, Mahendra Chaudhry dhe 17 pengje të tjera politike, 
lirohen pasi ishin mbajtur peng për 56 ditë nga rebelët nacionalistë, brenda selisë së 
parlamentit të Suvës.

2001. - Një ekip shkencëtarësh në SHBA arriti të bëjë orën më të saktë në botë. Ora e re 
optiko-atomike bën "tik-take" rreth 20 herë më të rregullta se sa ora atomike me mikrovalë, 
që është vlerësuar si matësi më i mirë i kohës që prej 50 vjetësh.

2002. - Qindra vetë, duke vendosur lule dhe fotografuar njerëzit e tyre të shtrenjtë, u 
grumbulluan për t'u dhënë lamtumirën 71 vetave, të cilët humbën jetën kur avioni rus Tu-154, i ngarkuar kryesisht me nxënës shkolle që shkonin për një vizitë në Spanjë, u përplas me një Boeing 757 mbi kufirin zvicerano-gjerman.

2003. - Filmi italian "Dritarja përballë", i regjisorit turk Ferzan Ozpetek, fiton çmimin "Globi 
i kristaltë", çmimi i madh i festivalit botëror të 38-të të filmit, i cili u mbajt në Karlovy Vary, 
të Bohemës Perëndimore (Çeki).

2006. - Hapet naftëpërçuesi Baku-Tbilisi-Xhejhan i gjatë 1.774 kilometra. Për ndërtimin e tij 
janë investuar katër miliardë dollarë.

2011. - Manjati gjerman Leo Krih vdiq në moshën 84-vjeçare.

2014. - Dirigjenti i njohur Lorin Mazel ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare në shtetin amerikan federal Virxhinia. Ai ka qenë i njohur si dirigjent në filarmoninë e Nju-Jorkut dhe të Operës shtetërore të Vjenës

QËNDRONI TË LIDHUR