• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

4 qershor 2024 (MIA)

1133. - Lotari II, mbret i Gjermanisë, kurorëzohet si Perandor i shenjtë Romak.

1783. - Vëllezërit Etien dhe Zhozef Montgolfie' bënë demonstrimin e parë publik të një balloni me ajër të ngrohtë.

1798. - Vdiq Xhovani Kazanova, kalorësi i Sengal-it, spiun, diplomat, shkrimtar dhe aventurier italian. Emri i tij është bërë sinonim i pasionit mbas një sërë intrigash romantike të bëra nëpër Europë.

1831. - Kongresi i Belgjikës shpalli Princin Leopold të Sakse-koburg si monarkun e parë të Belgjikës së pavarur.

1941 - Vdiq mbreti i mëparshëm gjerman dhe mbreti prusian Fridrih Vilhelm II Viktor Albert.

1859. - Francezët mundin austriakët në betejën e Maxhentës në Itali.

1867. - Lindi Karl Gustav Emil von Manerhajm, politikan dhe ushtarak finlandez. Ai ishte përgjegjës për organizimin e Linjës Mbrojtëse Manerhajm kundër Rusisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjithashtu ai ishte President i Finlandës gjatë viteve 1944 -'46.

1896. - Henri Ford nxori makinën e tij të parë nëpër rrugët e Detroitit për një xhiro prove.

1937. - Karrocat e supermarketit prezantohen për herë të parë në një supermarket në Oklahoma Siti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

1941. - Vdiq në azil politik në Holandë Kaizer Vilhelmi II, mbreti i nëntë i Prusisë dhe perandori i tretë gjerman, nga viti 1888-1918.

1943. - Rrëzohet me një grusht ushtarak shteti në Argjentinë, presidenti i vendit Roman Kastija.

1944. - Çlirohet nga trupat aleate, nën udhëheqjen e gjeneralit amerikan, Mark Klark, qyteti i Romës. Veprat historike të qytetit mbeten të padëmtuara.

1946. - Gjenerali Huan Peron bëhet president i Argjentinës.

1951. - Vdiq dirigjenti Sergei Kusevicki. I lindur në Rusi, ai drejtoi Orkestrën Simfonike të Shtetit në Petrograd përpara se të shkonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku drejtoi Orkestrën Simfonike të Bostonit.

1970. - Protektorati britanik i Tonges, bëhet i pavarur brenda Komonuelthit.

1990. - Presidenti i Koresë së Jugut, Roh Tai-Vu, u takua në Uashington me Mikail Gorbaçov, takim ky i pari midis udhëheqësve të këtyre dy vendeve që nga koha e luftës së Koresë 1950-'53; kohë kur Bashkimi Sovjetik u radhit me Kinën në mbështetje të Koresë së Veriut.

1994. - Banglandeshi urdhëroi arrestimin e shkrimtares feministe Tashima Nascrin mbas deklaratës së saj në një gazetë indiane se Kurani duhet të "rishikohet krejtësisht".

1996. - Anija e hapësirës Ariana-5 e Europës shpërthehet nga teknikët e tokës mbasi ajo ndryshoi drejtimin 40 sekonda mbas fluturimit të saj të parë.

2000. - Në një tërmet në ishullin indonezian Sumatra e kanë humbur jetën më shumë se 100 njerëz.

QËNDRONI TË LIDHUR