• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

14 gusht 2024 (MIA)

1040. - Mbreti Dunkan i Skocisë vritet nga Makbethi, i cili më pas bëhet mbret dhe sundon për 17 vjet.

1448. - Skenderbeu, korr fitore në Oranik të Dibrës së Sipërme, kundër ushtrisë turke nën komandën e Mustafa Pashës.

1464. -  Vdiq në Ankonë "Papa Piu II" frymëzuesi dhe organizatori i kryqezates europiane kunder pushtuesve osmane. Në të gjitha projektet antiosmane për luftë të përbashkët, një vend qendror i jepet ushtrisë shqiptare, qe do ti bashkohej ushtrise evropiane, per te formuar frontin qendror me komandant të përgjithshëm Skënderbeun, të cilin papa Piu II do ta kurorëzonte mbret. Me vdekjen e tij, u varrosën përfundimisht përpjekjet për organizimin e një fushate antiosmane në shkallë evropiane.

1742. - Lindi Papa Piu VII-të, Papë nga viti 1800-1823. Ai u burgos nga Napoleoni nga viti 1809-1814. Më pas ai rikrijoi urdhrin e Jezuitëve.

1778. - Vdiq Orgetes Toplejdi, autori i himnit anglez, i cili shkroi veprën "Shkëmb moshash".

1840. - Lindi Baron Rikard Krajt-Ebing, neurolog i njohur gjerman. Ai u bë i famshëm për studimet e tij mbi psikiatrinë dhe shmangiet seksuale

1893. - Franca bëhet vendi i parë në botë që fut në qarkullim targat për mjetet motorike.

1908. - Konkursi i parë i bukurisë në botë zhvillohet në hipodromin e Folkstonit në Angli.

1912. -  400 vullnetar u nisen nga Miloti për te çliruar Durrësin dhe për të ngritur flamurin atje.

1912. - Marinsat amerikane zbarkojnë në Nikaragua për të mbrojtur interesat amerikane atje.

1914. -  Lindi në Gllomboç të Prespës romancieri Sterjo Spase. Pasi kreu Normalen e Elbasanit punoi si mesues. Krijimtaria e tij daton vitet '30. Fillimeve i takon edhe romani i njohur per lexuesin shqiptare "Pse". Vdiq ne Tirane me 13 shtator 1989.

1920. - Mbreti Alber i Belgjikës hap zyrtarisht Lojrat e Shtata Olimpike në Antverpen.

1941. -  Lindi në Pogradec, Luan Starova, shkrimtar, dhe diplomat. Autor i disa veprave letrare dhe eseistike, është fitues i disa çmimeve ndërkombëtare.

1945. - Japonia pranon konditat e Aleateve për dorëzimin pa kushte të saj. Në këtë mënyrë përfundon edhe Lufta e Dytë Botërore.

1947. - Pakistani shpalli pavarësi nga Britania e Madhe.

1949. - Konrad Adenauer caktohet kancelari i parë i Republikës Federale të Gjermanisë.

1969. - Qeveria Britanike autorizon përdorimin e trupave ushtarake në Irlandën e Veriut.

1970. - Jugosllavia dhe Vatikani njoftuan rifillimin e marrëdhënieve të plota diplomatike midis tyre, mbas një ndërprerjeje prej më se 18 vjetësh.

1971. -  Përfundoi ndertimi i rruges automobilistike te Hidrocentralit te

1988. - Vdiq në shtëpinë e tij në Modena, në moshën 90 vjeçare Enco Ferrari, pionieri italian i garave me makina dhe projektues makinash sportive.

1989. - Piter Botha jep dorëheqjen si president i Afrikës së Jugut.

1992. - Vdiq gjykatësi Xhon Sirica, figurë qendrore në skandalin e Uotergejtit. Ai urdhëroi presidentin Nikson të dorëzonte shiritat e inçizuar të Shtëpisë së Bardhë.

1997. - Timoti Mekvi dënohet me vdekje me akuzën për bombardimin e Oklahoma Sitit, ku gjetën vdekjen 168 persona.

2002. - Iraku ra dakord me OKB-në për kthimin e arkivave të sekuestruara nga Iraku gjatë pushtimit të Kuvajtit më 1990. Marrëveshja u realizua gjatë bisedimeve në Vjenë mes Ministrit të Jashtëm, Naxhi Sabri dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan.

2006. - Të paktën 436 persona e humbën jetën, ndërsa 140 llogariten si të zhdukur në turrën e tajfunit Saomi në Kinë. Ka shkatërruar më shumë se 50.000 shtëpi, janë fundosur mijëra anije, ndërsa rreth 1.500 njerëz ishin lënduar. Ky tajfun është më i fuqishme i cili e goditi Kinën në 50 vitet e fundit.

2016. - Në moshën 82-vjeçare  ndërroi jetë aktori britanik Keni Bejker, i cili në  gjashtë filmat "Lufta e yjeve" e luante rolin e robotit "P2-D2". Bejker rolin  e parë në filmin "Lufta e yjeve" e luajti në vitin 1977.

QËNDRONI TË LIDHUR