• e enjte, 29 gusht 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

29 gusht 2024 (MIA) 

1350. -Në Luftën njëqind vjeçare, ushtria spanjolle mund atë angleze në betejën e Uinchelsea.

1619. - Lindi Zhan Batist Kolber, burrështetas francez.

1632. - Lindi filozofi anglez Xhon Lok.

1756. - Me invazionin mbi Saksoninë, mbreti prusian Fridrih i Dytë filloi luftë shtatëvjeçare.

1825. - Pavarësia e shtetit brazilian nën mbikqyrjen e Pedros,  njihet nga Portugalia.

1862. - Në Gent lindi Moris Meterlik, poet belg me origjinë flamane.

1871. - Lindi Albert Lebrun, presidenti i 14-të i Francës nga viti 1932-1940.

1885. - Gottlieb Daimler merr patentën për krijimin dhe ndërtimin e motoçikletës së parë.

1911. - Doli në shtyp numri i parë i gazetës së drejtuar nga Jashar Erebara "Shkupi", e përjavshme politike shoqërore në gjuhën shqipe dhe pjesërisht në turqisht. Prej saj u botuan 34 numra deri në 1912. Në shkrimet e saj zunë vend interesat kombëtare.

1915. - Lindi aktorja e famshme me origjinë suedeze, Ingrid Bergman. Ajo u bë e famshme në rolet e filmave "Casa blanka", "Gaslight", për të cilat fitoi edhe çmimet 'Oscar'.

1920. - Lindi muzikanti i famshëm amerikan i xhazit Charlie "Bird" Parker.

1994. - Republika e Maqedonisë dhe Republika e Hungarisë vendosën marrëdhënie diplomatike në nivel të ambasadave.

1994. - Arabia Saudite e njohu Republikën e Maqedonisë.

1996. - Vdiq në moshën 61 vjeçare aktori Greg Morris, shumë i njohur për rolin e tij në seritë televizive "Misioni i pamundur". Morris i lindur në 17 Shtator 1934, në Klevelend, Ohajo, e filloi karrierën e tij televizive me role në seriale të tilla si "Twilight Zone", "The Dick Van Dyke Show" etj.

1996. - Një aeroplan rus me 129 pasagjerë dhe 12 pjesëtarë të ekuipazhit në bordin e tij u rrëzua në ishullin norvegjez të Spitzbergenit.

1997. - Përfundoi në Sarajevë një marrëveshje për kthimin e kryqëzuar të 40. 000 refugjatëve në pjesët muslimane dhe kroate të Bosnjës. Kjo marrëveshje përfaqësonte 'një arritje politike' në një nga çështjet kyçe të procesit të paqes në Bosnjë.

1997. - Parlamenti grek miratoi një ligj, sipas të cilit të gjithë emigrantët e huaj, pavarësisht nga statusi i tyre, mund të depozitojnë para dhe të kryejnë të gjitha veprimet e tjera bankare në Greqi. Ky ligj u vlerësua mjaft i favorshëm për emigrantët sidomos për ata shqiptarë.

1999. - Zyrtarët palestinezë dhe izraelitë rifilluan negociatat mbi zbatimin e marrëveshjes së 'WueRiver'.

2000. - Vdiq Manuel Indiano Azaustre, në moshën 29 vjeç, përfaqësuesi i Partisë Popullore në rajonin e trazuar bask gjatë një sulmi të grupit separatist ETA. ETA akuzohet për vdekjen e rreth 800 personave, që nga viti 1968, kur ajo filloi fushatën për një shtet bask, në verilindje të Spanjës dhe në jugperëndim të Francës.

2001. - Vdiq në moshën 70 vjeçare aktori i famshëm spanjoll Francisko Rabal. Gjatë karrierës së tij të gjatë ai bashkëpunoi me regjisorët më të famshëm spanjollë, si Luis Bunuel dhe Pedro Almodovar, i cili e bëri atë të njohur në mbarë botën.

2005. - Në uraganin "Katrin", i cili e goditi jugun e SHBA-së, e humbën jetën 1.800 persona, ndërsa dëmi material arrin 118 miliardë dollarë.

2016. Në moshën 83-vjeçare vdiq aktori amerikan Xhin Vajlder, ylli i kino-klasikëve "Frankeshtajni i ri", Gruaja me të kuqe". 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR