• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

26 gusht 2024 (MIA)

1388. - Senati i Rakuzës për të krijuar një klimë më të favorshme për aleancën me Gjergjin e dytë të Balshajve dhe princat e tjerë shqipëtarë kundër rrezikut osman, ndaloi shitblerjen e shqiptarëve nga të huajt në territorin e republikës. Po me këtë vendim u liruan të gjithë shqiptarët e kapur nga rakuzjanët.

1676. - Lindi Sir Robert Walpole, burrë shteti dhe politikan anglez. Kancelar i Ministrisë së Financave nën mbretërimin e George I, ai grupoi disa ministra rreth tij dhe u bë kështu kryeministri i parë anglez.

1740. - Lindi shpikësi francez Joseph Michel Montgolfier. Ai dhe vëllai i tij, Jacques Etienne, shpikën balonin me ajër në 1783.

1743. - Lindi Antoine Lavoisier, kimist anglez, i konsideruar si themelues i kimisë moderne, ai zbuloi oksigjenin. U ekzekutua nga revolucioni në 1794.

1813. - Pas një fitoreje të parë, francezët nën drejtimin e Marshal Mcdonald, u mposhtën nga prusianët nën drejtimin e gjeneral Bluecher në betejën e Katzbach.

1830. - Pas vrasjes së Ali Pashë Tepelenës shumica e feudalëve të Shqipërisë së jugut u hodhën në kryengritje për vetëqeverisjen e vendit. Për të likuiduar udhëheqjen e saj Porta e Lartë organizoi Masakrën e Manastirit, një ndër veprimet më gjakatare e më të pabesa të kryera në Shqipëri. U vranë dhe u varën rreth 1000 shqiptar ndërsa 500 të tjerë u dënuan me burgim të përjetshëm.

1896. - Revolucionarët armenë sulmuan bankën otomane në Kostandinopojë, duke provokuar kështu një betejë treditore, në të cilën vdiqën rreth 6. 000 armenë.

1901. - Lindi Maxwell Taylor, gjeneral dhe diplomat amerikan. Ai drejtoi forcat amerikane në periudhën e fundit të luftës në Kore.

1910. - Në Shkup (Maqedoni) lindi nobelistja e paqes, Anjeze Gonxhe Bojaxhiu (Nënë Tereza) në një familje katolike me origjinë shqiptare. Që në adoleshencë, u angazhua në veprimtaritë e famullisë dhe në moshën 28-vjeçare hyn në manastirin e Loretos në Rathfarnam të Irlandës ku i jepet emri Tereza. Një vit më vonë, më 6 janar 1929 shkon në Kalkutë dhe më 24 maj 1937 bëhet murgeshë e Loretos. Më 10 shtator 1946 në tren nga Kalkuta për në Darjeeling, Nënë Tereza mori atë çka ajo e quajti "thirrja në thirrje" që e çoi në lindjen e familjes së Misionarëve të Bamirësisë. Instituti i saj ka frymëzim pune për shpëtimin dhe shënjtërimin e më të varfërit ndër të varfërit. Nënë Tereza i shtriu në të gjithë botën fondacionet e saj të bamirësisë duke rritur çdo ditë famën e saj të dhembshurisë. Më 1979 i jepet cmimi Nobel për paqe dhe atje deklaroi se nga gjaku është shqipëtare ndërsa si njeri i përket gjithë botës. Në orën 9:30 të darkës së 5 shtatorit 1997 Nënë Tereza ndërroi jetë në Kalkutë, në shtëpinë nënë të saj. Trupi i nobelistes së paqes u transferua në kishën e Shën Thomasë pranë manastirit të Loretos pikërisht atje ku kishte mbërritur rreth 69 vjet më parë. Më 13 shtator, në ceremoninë mortore të Nënë Terezës morën pjesë kryetarë shtetesh, kryeministra, mbretëresha dhe të dërguar nga të gjitha vendet e botës. Shqipëria u përfaqësua nga presidenti i atëhershëm Rexhep Mejdani dhe ish shefi i opozitës Sali Berisha. Më pak se dy vjet pas vdekjes së saj Papa Gjon Pali i dytë shpalli nisjen e shenjtërimit të Nënë Terezës me procedurë të përshpejtuar, një rast unikal ky në historinë e Vatikanit.

1920. - U ratifikua Amendamenti i 19 i Kushtetutës amerikane, i cili u dha grave të drejtën për të votuar.

1938. - U nda nga jeta poeti ynë i madh Millosh Gjergj Nikolla i njohur si Migjeni. Ai lindi më 13 tetor 1911 në Shkodër. Studioi teologji në Manastir, e punoi si mësues ne veri te Shqiperise. Botoi në revistat "Illyria", "Bota e re" dhe krijimet e veta poetike i përmblodhi në librin "Vargje të lira", të cilin censura nuk e la të qarkullojë. Vdiq në moshën 27-vjeçare në një sanatorium Italian. La në dorëshkrim një pjesë të rëndësishme të prozës së tij.

1974 - Vdiq Charles Lindberg, aviator amerikan, i cili realizoi udhëtimin e parë mbi Atlantik, në vitin 1927.

1974. - Vdiq Çarls Linberg, aviator maerikan i pari që me aeroplan motorik e fluturoi Oqeanin atlantik më 20 dhe 21 maj të vitit

1927.  Ai flutori nga Nju-Jorku dhe aterroi në Paris.

1990. - Vdiq në moshën 62 vjeçare, Mario Pinto de Andrade, nacionalist dhe presidenti i parë i Angolas.

1996. -Në vendin tonë u lejuan të hapen edhe të funksionojnë institucionet arsimore private të të gjitha niveleve.

1998. - Vdiq Francesko Crucitti, kirurg italian që shpëtoi jetën e papës në një operacion urgjent pas një tentative për vrasje në vitin 1981.

1999. - Më shumë se 60 000 brazilianë që kërkonin dorëheqjen e Presidentit Cardoso u grumbulluan para Kongresit, në protestën më të madhe kundër qeverisjes së tij.

2001. - Vdiq në moshën 60 vjeçare në Paris këngëtari dhe aktori francez, Filip Leotar, vëllai i ish-ministrit francez të Mbrojtjes, Fransua Leotar. Ai ka interpretuar në më shumë se 70 filma, si dhe ka nxjerrë katër albume si këngëtar. Në vitin 1992 ka botuar një libër poetik të titulluar "Asnjë ditë pa një rresht".

2002. - Parlamenti i Spanjës voton me shumicë dërrmuese për ndalimin e partisë politike baske, Batasuna, për shkak të mbështetjes që ajo i jep grupit më aktiv guerilas të Evropës Perëndimore, ETA.

2003. - Komediani Pieral, xhuxhi më i famshëm i kinemasë franceze, vdiq të premten në Paris në moshën 79 vjeç, pas një sëmundjeje të gjatë. Pierre Aleyrangues, Pieral, luajti në rreth 30 filma, rreth 10 pjesë teatrale dhe në po aq seriale televizive, "më shpesh në rolin negativ" .

2006. - Vdiq artisti rus Vladimir Tretçikov, i lindur në Rusi, ndërsa në vitin 1946 i transferuar në Afrikën Jugore. Është i njohur për veprat që ishin të popullarizuara në vitet e 60-ta dhe të 70-ta të shekullit 20, siç është "Vajza kineze" e njohur si "Zonja e gjelbër".

QËNDRONI TË LIDHUR