11 janar 2025 (MIA)
1503. – Lindi Parmixhanino (emri i vërtetë Xhirolamo Francesko Maria Mazzola), piktor i famshëm italian dhe një nga të parët që u rebelua ndaj artit të Rilindjes së Lartë.
1569. – Në Angli, nën patronatin e mbretëreshës Elizabeta e Parë, në katedralen Shën Pali në Londër për herë të parë është organizuar lotaria.
1693. – Në tërmetin që ndodhi në Katania, Itali, humbën jetën rreth 80.000 njerëz.
1801. – Në Venecia vdiq Domeniko Çimaroza kompozitor italian, përfaqësues i shkollës të operas së Napolit. Lindi në Napol, më 17 dhjetor të vitit 1749.
1839. – Lindi Euhenio Maria De Hostos, filozof dhe patriot portorikan.
1866. – Avullorja “London” mbytet gjatë një stuhie në Land’s End të Anglisë, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 220 vetëve.
1922. – Kanadezi 14 vjeçar Lionard Tompson bëhet personi i parë në botë, që trajtoi me sukses diabetin me anë të insulinës.
1928. – Vdiq Tomas Hardi, poet dhe romancier anglez. Ai u bë i njohur për veprat e tij “Tesi i Debervilëve” dhe “Kryetari i Bashkisë i Kasterbrixhit”.
1942. – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Kuala Lampuri bie në duart e japonezëve.
1945. – Në Shkup u mbajt Konferenca e parë e rinisë ballkanike në të cilën morën jesë delegatë nga Jugosllavia, Shqipëria, Greqia dhe Bullgaria. Mes tjerash, u miratua Rezoluta për afrim të rinisë të vendeve ballkanike.
1946. – Komitetit Antifashist çam i drejtoi një memorandum Asamblesë së Kombeve të Bashkuar në Londër ku rivlerësohen masakrat dhe kërkohen të drejtat.
1962. – Mbi 3000 veta gjejnë vdekjen gjatë një rrëshqitjeje dheu në Huaskaran të Perusë.
1976. – Një juntë ushtarake merr pushtetin e presidentit të Ekuadorit, Gijermo Rodrigues Lara.
1981. – Një skuadër britanike e përbërë nga tre anëtarë dhe e drejtuar nga Ser Rejnulf Fines kreu përshkimin më të shpejtë dhe më të gjatë të kontinentit të Antarktidës. Ata arritën në bazën e Skotit, mbasi përshkuan 4000 km. në 75 ditë.
1990. – Pas paralajmërimit të udhëheqësit sovjetik Mikael Gorbaçov se separatizmi mund të çonte në tragjedi gjatë vizitës së tij në Lituani, mbi 200 000 vetë kërkuan me forcë kthimin e pavarësisë së vendit, pavarësi e mohuar nga ushtria e kuqe në vitin 1940.
1996. – Kryeministri italian Lamberto Dini njofton dorëheqjen e tij, duke thënë se qeveria e tij prej teknokratësh të pazgjedhur kishte arritur fundin e saj.
1998. – Gjatë një shërbimi fetar në qytetin Lahoe të Pakistanit, njerëz të armatosur vrasin të paktën 22 myslimanë shi’itë dhe plagosin 51 të tjerë.
1998. – Këshilli i Ministrave të Italisë miratoi marrëveshjen për bashkëpunimin ushtarak me Shqipërinë.
2000. – Presidenti i Algjerisë, Buteflika, nxori një amnisti të përgjithshme për anëtarët e Ushtrisë Islamike të Shpëtimit (AIS) në këmbim të shpërbërjes së organizatës së tyre.
2008. – Vdiq Edmond Persifal Hilari, alpinisti dhe hulumtues i Zelandës së Re.
2022.- Në moshën 65 vjeçare ndërroi jetë kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli. Sasoli ishte anëtar i Parlamentit të BE-së për më shumë se 10 vjet, pasi kaloi nga gazetaria në politikë. Ai ishte spikeri i lajmeve kryesore të mbrëmjes në televizionin publik RAI. Sasoli ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë. Ai u lind në Firence më 30 maj 1956.