• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në ditën e diskriminimit zero, debat për organizimin e shkollave të mesme për parandalimin

Në ditën e diskriminimit zero, debat për organizimin e shkollave të mesme për parandalimin

Shkup, 1 mars 2024 (MIA) - Nxënësit e shkollave të mesme, psikologët dhe pedagogët e shkollave dhe drejtorët sot në gjimnazin "Josip Broz Tito" në Shkup kanë diskutuar për organizimin e shkollave të mesme në drejtim të parandalimit të diskriminimit.

Paneli diskutimi është organizuar me rastin e Ditës së Diskriminimit zero - 1 Marsi, ndërsa e hapi kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska.

"U diskutua për llojet e diskriminimit që hasin nxënësit, si dhe për pasojat e tij, ndërsa konkluzionet e panelit ishin në formën e masave për mbrojtje nga diskriminimi, me theks në mekanizmat ligjorë për mbrojtje, njofton shërbimi për shtyp i Qytetit të Shkupit.

Nga aty theksojnë se Qyteti i Shkupit dhe shkollat ​​e mesme të Shkupit në vazhdimësi punojnë për ngritjen e vetëdijes për efektet negative të diskriminimit, si dhe për zbatimin e masave dhe aktiviteteve për gjithëpërfshirje në shkolla.

Qëllimi i Ditës së Diskriminimit zero është promovimi i diversitetit, tolerancës dhe përfshirjes. ls/

Foto: Qyteti Shkupit

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR