• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në disa nga stacionet e kontrollit teknik në Shkup ka ngjitëse NMK, disa prej tyre tashmë i kanë harxhuar

Në disa nga stacionet e kontrollit teknik në Shkup ka ngjitëse NMK, disa prej tyre tashmë i kanë harxhuar

Shkup, 12 shkurt 2024 (MIA) - Në disa  nga stacionet e kontrollit teknik në Shkup ka ngjitëse NKM, në disa ende nuk i kanë marrë, ndërsa  disa tashmë i kanë harxhuar.

Nga stacionet për kontroll teknik që i kontaktoi MIA, si Lidhja Auto Moto e Maqedonisë, stacionet për kontroll teknik të Shoqatës së Shoferëve të Maqedonisë në Kisella Vodë dhe Karposh, PSS dhe Certus, ngjitëse ka në disa prej tyre. 

Në Kisella Vodë ngjitëset tashmë janë harxhuar për shkak të turmës që ka nisur në mëngjes dhe siç na thanë nga aty nuk e dinë se kur do të marrin ngjitëse të reja, ndërsa në stacionin për kontroll teknik të Shoqatës së Shoferëve në Karposh, nuk kanë marrë ngjitëse dhe nuk e dinë se kur do t'i marrin.

Në stacionin për kontroll teknik Certus në lagjen Çento thonë se nuk kanë ngjitëse për targa me tre numra, ndërsa për ato me katër numra kanë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se përveç atyre makinave që e kanë shenjën NMK, të gjitha të tjerat duhet të kenë ngjitëse. 

Shoferët duhet të paraqiten në qendrat për kontroll teknik me automjetin e tyre, ku do të plotësojnë kërkesën dhe të kenë me vete letërnjoftim dhe leje qarkullimi.

 Ngjitëset jepen pa pagesë, por duhet të vendosen në targa nga ana e kontrolkorëve në stacionet për  kontroll teknik.

Detyrimi për ngjitësit NMK në targat e automjeteve rrjedh nga dispozitat e Marrëveshjes së Prespës të nënshkruar me Greqinë. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR