• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Dibër u shënua 7 Marsi, dita e mësuesit

Në Dibër u shënua 7 Marsi, dita e mësuesit

Dibër, 7 mars 2024 (MIA) - Me disa aktivitete, sot në Dibër u shënua Dita e mësuesit, 7 marsi.

Në të gjitha shkollat u mbajt orë kushtuar kësaj dite, u organizuan programe me recitale, ndërsa program i posaçëm kulturor artistik u mbajt në SHFK "Sait Najdeni", ku morën pjesë përfaqësues të pushtetit lokal, institucioneve, si dhe punonjës të pensionuar të arsimit.

Kryetari i komunës, Hekuran Duka dhe kryetari i Këshillit të komunës, Fuat Spahiu, këshilltarë, të punësuar në vetëqeverisjen lokale, drejtorët e shkollave, nderuan për kontributin e tyre dhe vendosën lule në bustet e rilindasve shqiptarë Said najdeni dhe Josif Bageri, të cilët janë vendosur në qendër të qytetit.

"Shtatë Marsi merr vend të veçantë në historinë e popullit shqiptar sepse në ditën e sotme, në vitin 1887 në Korçë u hap shkolla e parë shqipe, përderisa një vit më vonë, rilindasi nga Dibra, Sait Najdeni e hapi shkolëën e parë shqipe në Dibër. Sot kemi mundësi të arsimohemi në gjuhën tonë amtare", tha mes tjerash Duka.

Në emër të vet dhe të Këshillit të administratës komunale, ai dërgoi urime të përzemërta, me dëshira për sukses, drejt të gjithë punonjësve të arsimit, nxënësve, studentëve, udhëheqësve të shkollave, qytetarëve të Dibrës dhe dibranëve të cilët sot jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Pas hapjes së shkollës së parë shqipe, më 7 mars para 137 viteve, në qytetin e Korçës, kjo ditë është caktuar si dita e mësuesit. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR