• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Dibër lëndohet rëndë një motoçiklist

Në Dibër lëndohet rëndë një motoçiklist

Dibër, 25 prill 2023 (MIA) - Një motoçiklist ka mbetur i lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur orët e vona të pasdites së sotme në lagjen "Venec 2" në Dibër.

"Personi T.K. (42) nga Dibra është sjellë në spitalin tonë me lëndime në kokë, shpatullën e djathtë dhe frakturë në pjesën e poshtme të këmbës së djathtë, por në gjendje të vetëdijshme. Atij i është dhënë ndihma e parë dhe është imobilizuar, pas së cilës i shoqëruar nga një mjek dhe një teknik mjekësor është transportuar në Spitalin e Ortopedisë dhe Traumatologjisë “Shën Erasmo” në Ohër, deklaroi për MIA-n, Ismailaki Klenja, ortoped në spitalin e përgjithshëm Dibër me aktivitet të zgjëruar.

Aksidenti i komunikacionit ka ndodhur në rrugën “Velko Vlahoviq” afër stacionit të kontrollit teknik, gjegjësisht në rrugën që shpie për në Strugë. Në të ishin të përfshirë një motoçikletë e drejtuar nga T.K. dhe automjeti pasagjerësh. Aktualisht po hetohet në vendin e aksidentit. ls/ 

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR