• e martë, 24 dhjetor 2024

Në Dibër deri në orën 11 kanë votuar 4 për qind për presidencialet dhe 6 për qind për zgjedhjet parlamentare, në Qendrën Zhupë votuan 4,67 përkatësisht 4,73 për qind

Në Dibër deri në orën 11 kanë votuar 4 për qind për presidencialet dhe 6 për qind për zgjedhjet parlamentare, në Qendrën Zhupë votuan 4,67 përkatësisht 4,73 për qind

Dibër, 8 maj 2024 (MIA) - Rrjedha e votimit në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, si dhe zgjedhjet parlamentare në Dibër dhe Qendrën Zhupë po zhvillohet normalisht, me dalje të rritur të qytetarëve të cilët e realizojnë të drejtën e tyre qytetare, konfirmojnë nga komisionet komunale zgjedhore.

Në komunën e Dibrës, deri në orën 11 kanë votuar 802 persona apo 4 për qind nga gjithsej 19.269 votues të regjistruar për zgjehdjet presidenciale, përkatësisht 1184 persona apo 6 për qind e 19.334 votuesve tër egjistruar për zgjedhjet parlamentare. Në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 24 prill dalje ishte 5 për qind.

Dalje e shtuar është vërejtur edhe në komunën Qendër Zhupë, ku deri në orën 11 në zgjedhjet presdienciale, nga gjithsej 7368 vitues të regjistruar kanë votuar 345 apo 4,67 për qind. Në rrethin e parë, më 24 prill, dalja ishte 4,47 për qind.

Në zgjedhjet parlamentare të drejtën e votës në Qendrën Zhupë e shfrytëzuan 349 apo 4,73 për qind nga 7383 persona, sa janë në listën zgjedhore.

Në komunën e Dibrës ka 27 vendvotime dhe 16 në komunln fqinje Qendër Zhupë. ab/

fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR