• e mërkurë, 26 qershor 2024

Në Deve Bair janë konfiskuar 300 copë mbushës për fytyrë dhe buzë në vlerë prej 9.000 eurove

Në Deve Bair janë konfiskuar 300 copë mbushës për fytyrë dhe buzë në vlerë prej 9.000 eurove

Shkup, 11 gusht 2023 (MIA) - Në vendkalimin kufitar Deve Bair nëpunësit doganorë parandaluan një përpjekje për kontrabandë të 300 copë mbushës REVOLAX, në vlerë prej 9.000 eurove.

"Personi, ndryshe shtetas kosovar me inicialet A.G., ka tentuar të hyjë në vend pa deklaruar mallin. Në pyetjen e doganierit nëse kishte diçka për të deklaruar, ai u përgjigj se nuk kishte asgjë për të deklaruar përveç bagazhit personal. Gjatë kontrollit rutinë të kryer nga doganierët në valixhen e udhëtarit dhe pas ulëseve të pasme janë zbuluar 300 copë mbushës për fytyrë, kryesisht për buzë, vlera e të cilave sipas faturës së gjetur në automjet është 9000 euro" , njoftuan sot nga Drejtoria Doganore.

Malli dhe automjeti janë mbajtur përkohësisht, ndërsa kundër personit është ngritur kallëzim adekuat penal për kontrabandë. fc/

Fotografia: Drejtoria e Doganave

QËNDRONI TË LIDHUR