• e diel, 24 nëntor 2024

Në burgun "Idrizovë" është zbuluar një tunel për arrati

Në burgun

Shkup, 21 mars 2023 (MIA) - Në burgun "Idrizovë" sot është zbuluar një tunel për arrati. Informacionin për MIA-n e konfirmoi drejtori i Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve, Jovica Stojanoviq.

"Pas informacioneve të marra sot së bashku me Drejtorin e burgut, Shpend Tahiri kanë filluar aktivitete për largimin e disa objekteve për siguri më të madhe dhe në bashkëpunim me institucione të tjera, pas njohurive të ndara, është gjetur një tunel", deklaroi për MIA-n Stojanoviq.

Tuneli, siç sqaroi Stojanoviq, nuk është jashtë perimetrit të repartit të burgut, që do të thotë se nuk ka mundësi për arratisje eventuale përmes tij.

Aktivitetet kanë filluar sot në mëngjes dhe institucionet kompetente janë duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.

Tuneli është në pjesën e burgut ku janë të vendosur të burgosurit të cilët vuajnë dënime të larta.

QËNDRONI TË LIDHUR