• e martë, 01 tetor 2024

Në Bruksel deri në orën 14 votuan mbi 38 për qind e votuesve të regjistruar për zgjedhjet presidenciale

Në Bruksel deri në orën 14 votuan mbi 38 për qind e votuesve të regjistruar për zgjedhjet presidenciale

Bruksel, 23 prill 2024 (MIA) - Votimi për zgjedhjet presidenciale në vendvotimin 5003 në ambasadën e Maqedonisë në Bruksel filloi sot në mëngjes në orën 7 dhe zhvillohet në rendin më të mirë pa asnjë parregullsi, deklaroi për MIA-n kryetari i Këshillit zgjedhor të këtij vendvotimi, Leonard Marku.

Për votim në vendvotimin në Ambasadën në Bruksel janë regjistruar 93 shtetas të Maqedonisë të cilët jetojnë dhe punojnë në Belgjikë dhe Luksemburg.

Sipas Markut, deri në orën 14 në votim kanë dalë 36 nga votuesit e regjistruar, që paraqet një pjesëmarrje prej pak më shumë se 38.7 për qind.

 

"Ky është një numër solid. Me faktin që sot në Belgjikë është ditë pune, ndërsa duke pasur parasysh se votimi do të zgjasë deri në orën 19, presim që ky numër të rritet në orët e pasdites", shtoi Marku.

Sipas ligjit zgjedhor, votuesit kontrollohen me një llambë UV përpara se të shkojnë në vendvotimet, pas së cilës identifikohen me dokumente për identifikim personal dhe votojnë, pas së cilës shënohen me sprej UV.

Përndryshe, që nga fillimi i vitit kërkesë për zëvendësimin e pasaportave me emrin e vjetër të shtetit në Ambasadën në Bruksel kanë paraqitur mbi 1.100 shtetas të Maqedonisë. Sipas burimeve në Ambasadë, numri i vogël i votuesve të regjistruar në krahasim me numrin e qytetarëve tanë në Belgjikë dhe Luksemburg vjen pikërisht për faktin se zgjedhjet mbahen në ditë pune, gjë që për shumë prej tyre është problem të vijnë të votojnë në Bruksel, veçanërisht për ata që jetojnë në qytete tjera. ls/ 

 

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR