• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Bregun Perëndimor sërish vriten dy palestinezë

Në Bregun Perëndimor sërish vriten dy palestinezë

Tel Aviv, 10 mars 2023 (MIA) - Një kolon izraelit sot vrau një palestinez i cili ka hyrë në një lagje në Bregun Perëndimor të okupuar i armatosur me thika dhe mjete shpërthyese, kumtoi armata izraelite.

Disa orë më vonë, djaloshi palestinez 16-të vjeçar iu nënshtrua plagëve pasi ishte plagosur rëndë  kur ushtarët izraelit hapën zjarr ndaj palestinezëve të cilët kanë hedhur gurë ndaj tyre, në veri të Bregut Perëndimor, kumtoi Ministria palestineze e Shëndetësisë, transmetuar nga mediat amerikane.

Dhuna vjen vetëm një ditë pasi një person i armatosur palestinez qëlloi dhe plagosi tre izraelitë në qendër të Tel Avivit dhe forcat izraelite të sigurisë sulmuan sot fshatin palestinez Nalin dhe u përgatitën të rrënonin shtëpinë e familjes së një palestinezi të dyshuar për sulmin e djeshëm në Tel Aviv.

Ushtria izraelite tha se një palestinez i armatosur hyri sot në një fermë pranë vendbanimit hebre Karnei Shomron në Bregun Perëndimor dhe u vra nga një kolon izraelit.

Autoritetet palestineze e identifikuan palestinezin e vrarë si 21 vjeçarin Abed al Sheik.

Adoleshenti palestinez Amir Ouda u plagos pranë një postblloku izraelit pranë qytetit Kalkilia, kumtoi Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Mediat amerikane citojnë se nga fillimi i vitit në bastisje dhe aksione ushtarake, si dhe në përleshje të hapura  ushtria izraelite ka vrarë të paktën 75 palestinezë, duke shtuar se në sulmet palestineze janë vrarë të paktën 14 izraelitë.  sa/

QËNDRONI TË LIDHUR